Arsenal konfirmon krizën e rezultateve pasi është mundur për herë të dytë radhazi, këtë herë nga Wolves mre rezultatin 3-1.
Arsenal nuk humbte ndaj “Ujqërve” prek7 40 vjetësh, pikërisht që prej vitit të largët 1979, ndërsa në ndeshjen e së mërkurës, për të parën herë në historinë e tyre ne Premier League, Wolves futej në dhomat e zhveshjes me avantazhin e tre golave në përfundim të pjesës së parë.
Vendasit kanë kaluar në avantazh që në minutën e 28’ me anë të Neves, ndërsa Doherty ka dyfishuar në të 37’ me një finalizim në limitet e rregullshmërisë.
Një gafë në mesfushën e “Topçinjve” ka ndihmuar Jota-n të trefishojë epërsinë e Wolves në minutën e dytë shtesë para përfundimit të pjesës së parë.
Arsenal nuk ka mundur dot të bëjë më shumë se ngushtimi i shifrave në 3-1 në të 80’ falë golit të Sokratis, pas një shërbimi perfekt të Xhakës nga goditja e këndit.
Pas javës së 35, Arsenal mban vendin e pestë në kuotën e 66 pikëve, duke mos përfituar dot nga ndalesa e Chelseas, për t’i rrëmbyer vendin e katërt që përkthehet në një biletë për në Champions League.
Në kampin tjetër Wolves, në vendin e 7-të në kuotën e 51 pikëve ka hipotekuar një fitore me vlera morale, por asgjë më shumë, pasi distanca prej 13 pikësh nga Manchester United e bën një mision të pamundur Europën.