Asnjë viktimë në 24 orë, por tek Infektivi situatë kritike. MSH: Rëndohet gjendja e të shtruarve, 6 pacientë të intubuar

CORONAVIRUS


Nderkohe qe numri i rasteve te reja me koronavirus ne vend po shenon rritje dita-dites, situata në spitalin Infektiv paraqitet serioze.

Ministria e Shendetesise ka njoftuar sot se “eshtë rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive”.


Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital. Sipas MSH, prej te shtuarve, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:

Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër;

Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën;

Ruani higjienën personale dhe kolektive

Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.




Skip to toolbar