COVID-19, 82 raste të reja në 24 orët e fundit, si u zgjerua harta e të prekurve

CORONAVIRUS


Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus ne gjithe vendin, shtrimet ne Infektiv dhe humbjet e jeteve nga semundja.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 82 raste të reja me COVID-19.


Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër“, bën me dije Ministria.

Një lajm i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Rritet numri i pacienteve te shtruar ne Infektiv dhe rendohet situata e pacienteve ne terapi intensive. Ne total jane 84 te shtruar, 11 ne terapi intensive dhe 6 te intubuar ne gjendje te rende.

Shifrat jane bere publike nga Ministria e Shendetesise pas testimeve te bera pas gjurmimit epidemiologjik dhe rasteve te dyshuara.

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)

Testime totale (molekulare dhe serologjike) 31,093

Raste pozitive 3188

Raste të shëruara 1832

Raste Aktive 1273

Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 509

Durrës 215

Shkodër 173

Vlorë 116

Lezhë 64

Fier 41

Elbasan 33

Korçë 32

Kukës 32

Berat 24

Gjirokastër 17

Dibër 17




Skip to toolbar