“Tiranës i janë vënë duart në fyt”, Gjekmarkaj përplaset me Maznikun

POLITIKË


Përplasja dhe dhuna e  ndodhur në Astrit solli përplasje dhe në studion e emisionit “Real Story” në News 24 mes nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe analistit Agron Gjekmarkaj.

Mazniku tha se çdo person që dhunon dhe ngre dorën ndaj policisë duhet të përgjigjet para ligjit.


 “Ata protestues janë proceduar penalisht. Në çdo vend të botës, në Francë, Turqi nëse një person ngre dorën kundër autoritetit të shtetit, ndëshkohet. Madje, merr 10 herë më shumë ndëshkim se këtu, edhe në Gjermani e Francë. Shikoni çfarë ndodh në Francë, ose në SHBA. Nëse ngrihet dorë ndaj institucionit të shtetit, veprohet. Në demokraci zgjidhet në mënyrë institucionale. Edhe nëse kanë të drejtë, duhet ta zgjidhin në mënyrë demokratike. Një qytetar, që është polic në këtë rast çohet nga shtëpia për të bërë detyrën e rrihet dhe kjo është e rëndë.” tha Mazniku

Ndërsa analisti Agron Gjekmarkaj  tha se atë që policia ka bërë sot në Unazën e Re, as Sadam Huseini nuk e ka bërë kundër kurdëve. “As Sadam Hyseini me kurdët nuk është sjellë kështu. Policia shqiptare është sjellë si ushtarë të Edi Ramës, e të ishin mobilizuar kundër kanabisit do të ishte mirë e jo ndaj popullit të Tiranës.”  

Por debati nuk mbeti me aq pasi Mazniku tha se Tiranës i janë vënë duart në fyt dhe nuk po e lejojnë të zhvillojë siç duhet planin urbanistik.  “Këtij qyteti i janë vënë duart në fyt. Kemi  30 vite, që nuk po zbatojmë një projekt që është në 1989  në planin urbanistik. Kemi 30 vjet që nuk bëjmë dy kilometër rrugë. Me ligjet që shteti ka krijuar t’i zbatojë ashtu siç duhet.”

Po për Gjekmarkaj qeveria nuk bën llogari për jetën e qytetarëve të thjeshtë, por iu buzëqeshë atyre që kanë para. “Kjo qeveria ka përkëdhelje ndaj njerëzve që kanë para. Kjo situatë është tragjike. Sot kemi një juntë, kaq! Edi Rama ka bërë deklaratë që nuk prishen në 2013.  Tha se “edhe Enver Hoxha nëse ngrohet nga Varri nuk mund të prishen”. Shqipëria është bërë rrumpallë urbane në 30 vite!”




Skip to toolbar