Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Krimet e Rënda lënë Kejvinën pa para

AKTUALITET


Modelja Kejvina Kthella ka bërë kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda për heqjen e sekuestrove ndaj automjetit, celularit dhe llogarive bankare. Këto asete u vendosën në sekuestro pas hetimeve që nisën për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Kërkesa e modeles do të shqyrtohet nga gjykatësja Daniela Shirka.

Emri i modeles Kejvina Kthella doli nga hetimet e policisë pas arrestimit të Redjan Rrajës, me të cilin ajo kishte njohje dhe marrëdhënie.


Rraja është i vetmi i arrestuar deri tani si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, pasi gjurmët e tij të gishtave u zbuluan në makinën e përdorur nga autorët që e braktisën në një zonë të Ishmit. Kthella dhe Rraja kishin komunikime të vazhdueshme mes tyre, duke bërë që policia ta marrë në pyetje modelen në lidhje me lëvizjet e Rrajës para atentatit.

Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksander Laho i njohur si “Rrumi” i Shijakut dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më pas.




Skip to toolbar