Fshehu pasurinë, ngec në vetting gjyqtari i Apelit në Durrës

AKTUALITET


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Arjan Balliu i cili mbante postin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Vendimi është marrë të hënën nga KPK ku Balliu u përball me akuzat për deklarim të rremë e konflikt interesi.


Gjyqtarit iu vu në dukje se ILDKPKI e kishte gjetur atë në dy raste konflikti interesi, po ashtu për disa pasuri të tij ishin konstatuar fshehje dhe mosdeklarime, ndërsa në disa raste edhe deklarimi i rremë në deklaratat vjetore ose atë për llogari të vetingut.

Relatori tha se gjetjet e Inspektoratit kishin qëndruar edhe gjatë hetimit të Komisionit. Nga analiza financiare Balliu kishte rezultuar me bilanc negativ prej 11.7 milionë lekësh.

Edhe pse Arjan  Balliu kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi rivlerësim në të 3 shtyllat kryesore të “Vettingu’, Komisionin i Pavarur i Kualifikimit konstatoi shkeljet dhe si rrjedhojë vendosi ta shkarkojë, duke konfirmuar faktin se ‘sita’ e këtij procesi nuk do të tolerojë asnjë prokuror apo gjyqtar që bie ndesh me ligjin.




Skip to toolbar