Janë luajtur disa nga ndeshjet e javës së 22 të Premier League në Angli. Arsenal nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Crystale Palace. Heroi dhe “djalli” i takimit ishte Aubameyang, i cili shënoi golin e parë të takimit në minutën e 12.
Mirëpo në pjesën e dytë sulmuesi doli më karton të kuq nga fusha e lojës duke e lënë Arsenal me 10 lojtarë. Ndërkohë, Ayeu ishte ai që barazoi takimin për Crystale Palace.
Në fushën e lojës ishte dhe futbollisti me orgjinë shqiptare, Granit Xhaka. Pas barazimit të së shtunës, Arsenal ndodhet në vendin e 10 të renditjes me 28 pikë, një më pak se rivali i këtij takimi, Crystale Palace.
Chelsea shkatërroi Burnley me rezultatin 3-0, me gola të Jorginho, Abraham dhe Hudson-Odoi. Me fitoren e të shtunës “Blutë e Londrës” shkojnë 39 pikë në renditje dhe mbajnë vendin e 4 në kampionat.
E mbylli me fitore dhe Manchester United, që këtë fundjavë mundi me rezultatin 4-0 Norwich. Dopieta e Rashford si dhe golat e Martial dhe Greenwood i dhanë fitoren skuadrës së Solskajer që tashmë ndodhet në vendin e 5 me 34 pikë.