Sheffield komplikon situatën te Manchester United

AKTUALITET


Manchester United është ndaluar nga “surpriza” e sezonit në Premier League, Sheffield United. Ishte ekipi vendas, Sheffield, që kaloi dy herë në avantazh, përpara se të vinte përmbysja e United. Në të 19`, Fleck kaloi të tijët në avantazh pas një aksioni të bukur të skuadrës së tij dhe gabimi të portierit të Manchester.

Në pjesën e dytë, Mousset gjeti rrjetën përsëri për Sheffield me një gol të bukur nga jashtë zone, duke krijuar përshtypjen se disfata e Manchester ishte e paevitueshme. Megjithatë, të besuarit e Solskajer gjetën rrjetën në të 72` me William që realizoi nga brenda zonës një gol spektakolar.


Greenwood barazoi pak minuta më vonë, ndërsa në të 79` ishte Rashford që kaloi Manchester United në avantazh. Por, në të 90` McBurnie vendosi përsëri barazpeshën për Sheffield United, duke i dhënë skuadrës së tij një pikë të rëndësishme që e mban në vendin e 6 me 18 pikë, vetëm një pikë larg zonës së europës.

Ndërkohë, Manchester United ndodhet në vendin e 9 me 17 pikë. Barazimi i të dielës është një tjetër alarm për skuadrën e Solskajer, që vijon të jetë në krizë rezultatesh dhe aktualisht jashtë zonës së europës.




Skip to toolbar