Liverpool ndalet nga Manchester United

AKTUALITET


Skuadra që po përjeton krizë rezultatesh këtë fillim sezonin në Premier League, Manchester United ndali Liverpool. Një gol i shënuar nga Rashford në pjesën e parë i dha avantazhin United në shtëpi përballë Liverpool.

Megjithatë, pretendentë e Premier League në Angli nuk u pajtuan me disavantazhin. Në pjesën e dytë skuadra e Jurgen Klopp rriti presionin maksimalisht, aq sa “autobusi” i parkuar para portës së Manchester United ra në minutën e 85-të.


Lallana realizoi golin e barazimit për “The Reds” pas një asisti të bukur të Robertson. Me barazimin e të dielës Liverpool shkon në kuotën e 25 pikëve duke udhëhequr kampionatin i vetëm dhe me 6 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Manchester City.

Barazimi nuk është aspak lajm pozitiv për Manchester United që mbetet në vendet e mesit të tabelës në Premier League, përkatësisht në vendin e 13 me 10 pikë të grumbulluara në 9 javë kampionat. Ndërkohë, Liverpool shënoi javën e nëntë të kampionatit që merr rezultate pozitive.




Skip to toolbar