United në krizë, Solskjaer “shkarkohet” në stadium

SPORT


Manchester United u mund të dielën nga West Ham në ndeshjen e gjashtë të kampionatit. Ky sezon ka nisur keq për United, ndërsa drejtuesit duket se kanë shfaqur pakënaqësi ndaj trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Pas pësimit të golit nga Manchester United, kamerat janë fokusuar në tribunën VIP, aty ku ishin të ulur ish-futbollisti i këtij ekipi, Phil Jones dhe drejtori ekzekutiv i klubit Ed Woodwrad.


Jones i drejtohet Woodward duke i thënë “nesër në mëngjes të pushohet nga puna”. Në fakt, biseda nuk dëgjohet, por sipas mediave kjo është e vëretë. Ndërkohë, përgjigja e shefit ekzekutiv të United, Woodward, ka qenë: “kamerat janë fokusuar te ne”.

Gjatë gjithë ndeshjes, kamerat kanë fokusuar tribunën kryesore ku ndodheshin drejtuesit e klubit. Pamjet tregojnë tensionin e shefit ekzekutiv dhe drejtuesve të tjerë të klubit, ndërsa tifozët kërkojnë largimin e Solskjaer nga drejtimi i klubit.

Norvegjezi e ka filluar Premier League me dy fitore, dy barazime dhe dy humbje. Me 8 pikë në gjashtë ndeshje të luajtura, United është 10 pikë larg nga kreu i renditjes, që mbahet nga Liverpooli me 18 pikë.




Skip to toolbar