Arsenal nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Watford. “Topçinjtë” e nisën mirë takimin, pasi Aubameyang e realizoi dy gola brenda 10-të minutash. Në të 21` sulmuesi gjeti rrjetën nga brenda zonës me një gol të bukur, ndërsa në të 31` e pati të lehtë të shënonte, pas një asisti të Maitland-Niles.
Megjithatë, me rinisjen e lojës në pjesën e dytë, Watford befason miqtë duke shënuar dy herë. Së pari shënoi Cleverley në të 53`, kur brenda zonës dërgoi topin në rrjetë, pas një hapësire të krijuar nga mungesa e mbrojtësve kundërshtarë. Goli tjetër erdhi në minutën e 81`, kur vendasit fituan një penallti e cila u shënua gol nga Pereyra.
Pas barazimit në fushën e Watford, Arsenal ka 8 pikë dhe mban vendin e 7-të në renditje. Ndërkohë, Watford mban vendin e fundit në Premier League me vetëm dy pikë pas pesë javësh kampionat. Në ndeshjen tjetër të së dielës në Premier League, Bournemouth mundi 3-1 Everton, me gola të Wilso në të (23` dhe 72`) dhe Fraser në të (67`), ndërsa Everton ngushtoi diferencat me Clavert-Lewin në të (44`).