Situata nga COVID-19/ Lela: Nuk ka më përpjekje për të mos shkuar tek ajo leva që ulet. Shohim vetëm raportime

Situata nga COVID-19 dhe rritja e shifrave si të personave të prekur ashtu dhe të viktimave ka shkaktuar jo pak shqetësim. Në studion e “Real Story” në News24 është diskutuar për masat por dhe ndërgjegjësimin e vetë qytetarëve. Analisti Eduard Zaloshnja shprehet se duhet të ketë kontrolle më intensive dhe masa të rënda për ata që nuk zbatojnë masat.

“Ato rregulla që i vuri qeveria duhet të kontrollohen nga inspektorët dhe të marrin masa hsuëm të rënda ndaj atyre që nuk i zbatojnë”, tha Zaloshnja.

Ndërkohë Alfred Lela deklaroi se nuk sheh asnjë përpjekje për të mos shkuar tek leva që ulet pra tek mbyllja. Ai tha se ka vetëm raportime por jo masa të tjera.
“E mbyllim me masa drakoniane dhe kalojmë tek kjo tralala-ja post COVID-it. Ne nuk jemi duke parë jo vetëm territorin e kontrolluar por as përpjekjet. Nuk ka më përpjekje për të mos shkuar tek ajo leva që ulet. Duket se dikush po pret kur të vijë ajo dita e lejeve se ishim të lumtur. Shohim vetëm raportime vdiqën këta por jo gjë tjetër. Z. Rama gati është të dalë si Marko Boçari. Nuk kam parë akordim sipas situatës”, tha ai.

Ndërsa ekspertja e ISHP-së Eugena Tomini tha se duhet një ndërgjegjësim më i madh edhe nga vetë subjektet që ofrojnë shërbime.

“Inspektorati kryen kontrollin tek ato subjekte kundrejt një grafiku për masat higjieno-sanitare por dhe vetë subjekti për të vazhduar shërbimin, prodhimin ka interesin ta zbatojë”, deklaroi Tomini.

Rritja e rasteve me COVID-19, Zv.ministri Xhafaj: Të gjithë vendet janë përballur me këtë qasje. Distancimi?! Kjo punë s’bëhet me policë

Zëvendësministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ deklaroi se repsektimi i rregullave dhe distancimi social për shkak të pandemisë së koronavirusit nuk bëhet me policë.

Ai theksoi se të gjitha vendet pas hapjes dhe rifillimit të aktiviteteve pas karantinës, u përballën me qasje të tilla të rritjes së rasteve me COVID-19.

“Kjo punë nuk bëhet me policë. Distancimi social është bërë në të gjithë vendet. Qeveria dhe ministria e Shëndetësisë ka një numër që mund të kontaktohet dhe për shkelje. Duhet të përdoren dhe na qytetarët. Përfshi dhe nga ata në studio. Nga ana tjetër, të gjithë vendet që kanë pasur hapje, kanë pasur një lloj qasje të tillë. Jemi në një qasje të dytë ku kaloi frika dhe lëshimi ka qenë tej mase i madh. Raste të tilla janë dhe jashtë. Madje në SHBA dyfishi i të prekurve.”,- tha ai.

“Tendencë, zgjerimi i fashës me moshat e reja”, specialistja e ISHP-së: COVID-19 tani ka agresivitet më të lartë

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se në këto javë virusi i COVID-19 ka treguar se agresiviteti është i lartë.

E ftuar në emisionin “Real Story” Tomini tha se fasha e grupmoshës është zgjeruar dhe ka shkuar në 30-40 vjeç.

“Në këto javë virusi ka treguar se po kryen ato veprimet fiziologjike. Grupet e rriskut janë pësuar dhe rastet e vdekjeve. Virusi ka treguar se ka transmetueshmeri dhe agresivitet. Tendenca, kemi vënë re, që kemi një zgjerim të fashës së grupmoshës, 30-40 vjeç, me simptoma ta shfaqura. Kemi një rrjedhë fiziologjike të transmetimit të virusit në vend. Agresivitet është më i lartë.”,- tha Tomini.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Lela: Duhet të hiqet gjendja e luftës mes palëve dhe mitizimi. Sela: Duhet ndërtuar sistemi

Pak ditë para se Maqedonia e Veriut të zhvillojë zgjedhjet, situata në këtë vend dhe gara mes partive politike shqiptare merr një rëndësi të veçantë pasi ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre.

Ziadin Sela, kreu i Aleancës për Shqiptarët ka qenë i ftuar në “Real Story” në News24 për të folur për programin e tij. Analisti Alfred Lela tha se në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për heqjen e gjendjes së luftës mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe mitizimin e kësaj lufte.

“Të qenit në ngushtica ekonomike dhe në hile kushtetuese dhe administrative nuk çon kund tjetër veçse në luftën e radhës të një forme a tjetre. Ky do jetë misioni po themi që si e kondicionon palën tjetër, që janë maqedonasit, në hir të interesave të shqiptarëve që edhe tua heqë këtë gjendjen e luftës dhe mitizimin e luftës. Është pak më e vjetër lufta e Kosovës dhe nuk ka vdekur ende miti”, tha Lela.

Nga ana e tij, Ziadin Sela foli për ndërtimin e një sistemi që ta bëjë shqiptarin të mbrojtur.
“Ne jemi tek sistemi që duam të ndërtojmë që do ta bëjë të mbrojtur shqiptarin. Jemi tek decentralizimi i pushtetit. Ky sistem që ka Maqedonia vazhdimisht do të prodhojë kriza. Tek debati më i mirë ose më i keq Zaev apo Gruevski unë them duhet të ndërtojmë sistemin. I mirë apo i keq qoftë një kryeministër, mandati i tij është 4-vjeçar, sistemi është i përjetshëm”, tha Sela.

Projekt të përbashkët me Kurtin?! Ziadin Sela: Pse e kam përkrahur publikisht kreun e Vetëvendosjes

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela deklaroi se nuk ka asnjë projekt të përbashkët me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Sela tha se ai e ka përkrahur publikisht Kurtin për shkak të ndryshimit.

“Nuk bëhet fjalë për projekt të përbashkët me Kurtin. Të drejtën për t’ja marrë dikujt qoftë shoqatë dhe parti, se kam të drejtë. E vetmja gjë që bëjmë ne, është që t’i japim kuadrove të jenë pjesë e saj. Promovojmë të rinj që të kenë mundësi që të futen në organizimin e Aleancës për Shqiptarët. E drejta e të gjithëve është që të shtrihen. Unë e kam përkrahur Kurtin në zgjedhjet e 5 tetorit. E kam përkrahur për një ide, atë që e thash, për shkak të ndryshimit. Sa më shpesh ne i dënojmë me votë, do të jemi më afër idesë së demokracisë dhe filtrimit të politikanit. I mungon Maqedonisë dhe i mungonte Kosovës. Për veprimet politike të tija, Kurti duhet të përgjigjet vet. Unë nuk dua që të llogaris iniciativat. Do ta kem partner nëse zoti Kurti do të përfaqësojë atë që përfaqëson dhe sot kur flitet për shqiptarët në Maqedoni.”, pohoi Sela.

“BDI është kthyer në parti veteranësh”, Sela: Ali Ahmeti ka manipuluar në masë shqiptarët, nuk do të vrapoj si ai pas partive maqedonase

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Ali Ahmeti ka manipuluar në masë shqiptarët.

Sela tha se nuk do të vrapoj si Ahmeti pas partive maqedonase, por do të mendojë se çfarë të mirash sjell çdo aleancë për shqiptarët.

Eduard Zaloshnja: BDI duket si parti e veteranëve. Sondazhet tregojnë se të rinjtë mbështesin kët6ë parti të re në krahasim me partinë e Ali Ahmetit.

Ziadin Sela: E them me fatkeqësi, zoti Ahmeti me njerëzit e tij ka bashkëpunuar me lloj lloj njeriu për të më luftuar mua për pushtet lokal. Ne duam që votat e shqiptarëve t’i mbajmë tek shqiptarët. Ahmeti është këshilltar fakultativ. Ali Ahmeti donte të bashkëpunonte me Trajko Veljanoskin. Shqiptarët kanë kapacitete për drejtues. Ali Ahmeti i ka lënë shqiptarët në zyra me minimum rroge. Ahmeti ka manipuluar në masë shqiptarët.

Ne iu sigurojmë shqiptarët që do kemi kryeministër aty ku duhet, që të fitojnë të drejtat e veta. Nuk do të doja të ulem me Ali Ahmetin, por është zgjedhur nga shqiptarët dhe do e respektoj këtë vullnet sepse është votë shqiptarësh. Nuk do të vrapoj pas partive maqedonase. Shqiptarët nuk meritojnë të jenë thjesht një pakicë. Ata mbushin buxhetin e shtetit shumë edhe me remitanca.

Ziadin Sela rrëfen 27 prillin: Shënon fillimin e rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut, njeriu që më shpëtoi jetën sot është në burg

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Ziadin Zela, duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, deklaroi se data 27 prill shënoi edhe fillimin e rrugës europiane të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Kthesa e Maqedonisë së Veriut drejt BE dhe NATO-s iushte 27 prilli. Unë isha i vetmi nga shqiptarët. Maqedonia e Veriut ishte nën influencën sllave, ndërsa ktheu më në fund drejt rrugës europiane. Nuk është rastësi që nuk ishin aty. Talat Xhaferi thotë se ne e kemi ditur se do ketë dhunë në Kuvend. Agim Nujihu, ministri i Brendshëm thotë se nuk kemi qenë aty. Bëhet fjalë për komplot, dikush bënte festë, sepse ishte në marrëveshje që të vijonte me BDI-në. Ne e kemi lëshuar qeverinë në fundin e 2017, ishim pjesë në 100 ditët e para, në zgjedhjet e para. Qeveria na luftoi në zgjedhje. Bëmë koalicion me BDI, prezencë personale ka pasur Zoran Zaev, me të cilin folëm edhe për ligjin për gjuhët. Me iniciativën tonë, ligji u votua. Një nga pozicionet e shtetit, presidenti, kryeministri ose kryetari i parlamentit do të jetë shqiptar’, tha Sela.

Ziadin Sela rrëfyeu se badigardi që i ka shpëtuar jetën në sulmet e datës 27 prill në parlament, sot është në burg. Sela tha se drejtësia në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë problematike, sidomos për shqiptarët.

“Unë isha i vetmi kryetar i një partie në Kuvend. Unë bëja diferencën, isha vota e 61. Jo vetëm kjo arsye, por isha kryetar i një partie që ka marrë gjithmonë e më shumë reputacion në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi qenë gjithmonë me kërkesa pro shqiptarëve. Deputetët e BDI shihen teksa përqafohen me huliganët, me përfaqësues të tyre. Fetah Halimi më ka shpëtuar jetën. Halimi ishte pranë meje, më ka vendosur në një dhomë dhe ai njeri sot është i dënuar me 7 vjet burg për mos-veprim. Më datë 27 prill, nuk ka vepruar ministri i Brendshëm. Fetahu më ka shpëtuar kokën dhe sot është në burg e kjo është e pafalshme për çdo aktor politik, qoftë edhe për Zaevin.

Edhe në Kumanovë një djalë 4 vjeç është aksidentuar për vdekje dhe i riu maqedonas është i lirë, ndërsa 4 të rinj shqiptarë janë në burg po për akuza që kanë të bëjnë me rast të ngjashëm. Nuk po them se nuk janë të fajshëm, por u rikualifikua vepra në “vrasje mizore”. Kjo është një demokraci që bazohet në thirrje turmash.  Pas zgjedhjeve të 2016, më ka thënë që hajde, e i kam thënë jo, sepse ai ishte me VMRO në koalicion. Shqiptarëve iu janë mohuar të drejtat shumë”, u shpreh Sela.

Ziadin Sela tregon se si u përjashtua nga PDSH e Menduh Thaçit: Mandati im i kufizuar tek “Aleanca për Shqiptarët”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë, Ziadin Sela e Veriut ka treguar se si ndodhi largimi i tij nga PDSH-së që drejtohet nga Menduh Thaçi.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Sela theksoi se ‘konflikti’ nisi pas kërkesave për reforma në parti, që çoi edhe në përjashtimin e tij si anëtar. Ai pohoi mes të tjerash se i ka dhënë vetes të drejta të kufizuara sa i takon drejtimit të partisë, ku do të drejtojë vetëm për 2 mandate, dhe më pas do të jetë anëtar.

“Ne jemi partia e parë që kemi lëshuar qeverinë. Asnjë parti shqiptare që se ka bërë. Ne, edhe pse të tradhtuar dhe me ‘thika pas shpine’, i përkrahëm për ndryshimet kushtetuese dhe sot nuk do ishim anëtarë të NATO-s. Fjalia e parë thoshte; qytetarët maqedonas, dhe qytetarët e tjerë që jetojnë në kufijtë e shtetit, ne e hoqëm këtë fjali. Ne bëmë amendamentet tona. Është populli maqedonas dhe populli shqiptar. Tani në zgjedhje edhe në garë janë dy parti kryesore. Një element i përçarjes është për shkak të privatizimit të vullnetit politik. Shkak që jam larguar nga PDSH (me kryetar Menduh Thaçin), është se kam kërkuar reforma, kongres. Në momentin që unë kam kërkuar reformë, ai e mori të drejtën që të më përjashtonte. Por nuk mundej. Në momentin kur i kërkuam që kundërshtimet t’i përballonim në kongres, kjo u bë e pamundur. Ja kam kufizuar mandatin vetes dhe ia kam lejuar vetes që të drejtoj partinë për 2 mandate. Do realizojë çdo interes të shqiptarëve. Pas 2 mandatesh largohem nga Aleanca për Shqiptarëve. Si kryetar dhe jo si anëtar. Në kuadër të kësaj politike, të ketë disa ish-kryetarë me një kryetar të ri, që merr eksperiencën e tyre.”,- tha Sela.

Ndërkohë, gazetari Alfred Lela i krahasoi qëndrimet dhe fjalimin e Selës si ato të Arbën Xhaferrit.

“Po e dëgjoja me vëmendje zotin Sela dhe më vjen mirë për tonin, për shprehitë dhe për qetësinë e tij dhe formulimet. Si në Tiranë, në Shkup apo në Tetovë. Edhe pse Tetova është shpallur si kryeqendër imagjinare, ka qenë zgjedhje. Më vjen në mendje Arbën Xhaferri, me këto thëniet e fjalëve nga Sela dhe futja mirë në fjali. Abën Xhafërri ka qenë si e kam dashur unë politikanin shqiptarë, në Tetovë, Shkup, Drenicë, dhe në Tiranë. Tani kanë Ziadin Selën, dhe ndonjë shqiptar tjetër. Zoti Sela pse keni ardhur tek ky ballkanizim? Ndërkohë që etnike tjetër, shtetformuese thotë; Jeni pak.”, theksoi Lela.

Më tej Ziadin Sela foli dhe për qëndrimin që do të mbajë forca e tij nëse votohet. “Më 15 korrik shqiptarët do të votojnë. Ziadin Sela që nga momenti që do votohet, nuk jam më Ziadin Sela por premtimi që kam bërë, programi që kanë votuar. Aleanca për shqiptarët do të jenë në partneritet me faktorin ndërkombëtar, sidomos me SHBA-të do jemi faktor stabiliteti në vend dhe pjesëmarrës në zhvillimet rajonale”, deklaroi ai.

“Edhe 57 qytetarë të shëruar”, MSH: Tek Infektivi janë 71 të shtruar, 10 në terapi intensive, 2 të intubuar

Ministria e Shëndetësisë tha sot se ka vijuar të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVI-19, 45 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vend

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus ne gjithe vendin, shtrimet ne spital dhe humbjet e jeteve si pasoje e semundjes.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 45 raste të reja me COVID-19.

Sot jane verifikuar 21 raste ne Tirane, 10 ne Shkoder, 4 ne Elbasan, nga 3 ne Delvine e Kurbin dhe nga 1 ne Kruke, Kukes, Lezhe dhe Sarande.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës“, bën me dije Ministria.

Vijojne shtrimet e reja ne spitalin Infektiv me simptoma te renduara. Ne Infetkiv po trajtohen 71 paciente, 10 ne terapi intensiove dhe 2 te intubuar ne gjendje te rende.

Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë.

COVID-19 – Statistika (1 Korrik 2020)

Testime totale 27303
Raste pozitive 2580
Raste të shëruara 1516
Raste Aktive 999
Humbje jete 65 (Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 9, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 367
Durrës 201
Shkodër 150
Vlorë 110
Fier 47
Lezhë 42
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6

Skip to toolbar