Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Lela: Duhet të hiqet gjendja e luftës mes palëve dhe mitizimi. Sela: Duhet ndërtuar sistemi

Më të fundit


Pak ditë para se Maqedonia e Veriut të zhvillojë zgjedhjet, situata në këtë vend dhe gara mes partive politike shqiptare merr një rëndësi të veçantë pasi ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre.

Ziadin Sela, kreu i Aleancës për Shqiptarët ka qenë i ftuar në “Real Story” në News24 për të folur për programin e tij. Analisti Alfred Lela tha se në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për heqjen e gjendjes së luftës mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe mitizimin e kësaj lufte.


“Të qenit në ngushtica ekonomike dhe në hile kushtetuese dhe administrative nuk çon kund tjetër veçse në luftën e radhës të një forme a tjetre. Ky do jetë misioni po themi që si e kondicionon palën tjetër, që janë maqedonasit, në hir të interesave të shqiptarëve që edhe tua heqë këtë gjendjen e luftës dhe mitizimin e luftës. Është pak më e vjetër lufta e Kosovës dhe nuk ka vdekur ende miti”, tha Lela.

Nga ana e tij, Ziadin Sela foli për ndërtimin e një sistemi që ta bëjë shqiptarin të mbrojtur.
“Ne jemi tek sistemi që duam të ndërtojmë që do ta bëjë të mbrojtur shqiptarin. Jemi tek decentralizimi i pushtetit. Ky sistem që ka Maqedonia vazhdimisht do të prodhojë kriza. Tek debati më i mirë ose më i keq Zaev apo Gruevski unë them duhet të ndërtojmë sistemin. I mirë apo i keq qoftë një kryeministër, mandati i tij është 4-vjeçar, sistemi është i përjetshëm”, tha Sela.




Skip to toolbar