Situata nga COVID-19/ Lela: Nuk ka më përpjekje për të mos shkuar tek ajo leva që ulet. Shohim vetëm raportime

Më të fundit


Situata nga COVID-19 dhe rritja e shifrave si të personave të prekur ashtu dhe të viktimave ka shkaktuar jo pak shqetësim. Në studion e “Real Story” në News24 është diskutuar për masat por dhe ndërgjegjësimin e vetë qytetarëve. Analisti Eduard Zaloshnja shprehet se duhet të ketë kontrolle më intensive dhe masa të rënda për ata që nuk zbatojnë masat.

“Ato rregulla që i vuri qeveria duhet të kontrollohen nga inspektorët dhe të marrin masa hsuëm të rënda ndaj atyre që nuk i zbatojnë”, tha Zaloshnja.


Ndërkohë Alfred Lela deklaroi se nuk sheh asnjë përpjekje për të mos shkuar tek leva që ulet pra tek mbyllja. Ai tha se ka vetëm raportime por jo masa të tjera.
“E mbyllim me masa drakoniane dhe kalojmë tek kjo tralala-ja post COVID-it. Ne nuk jemi duke parë jo vetëm territorin e kontrolluar por as përpjekjet. Nuk ka më përpjekje për të mos shkuar tek ajo leva që ulet. Duket se dikush po pret kur të vijë ajo dita e lejeve se ishim të lumtur. Shohim vetëm raportime vdiqën këta por jo gjë tjetër. Z. Rama gati është të dalë si Marko Boçari. Nuk kam parë akordim sipas situatës”, tha ai.

Ndërsa ekspertja e ISHP-së Eugena Tomini tha se duhet një ndërgjegjësim më i madh edhe nga vetë subjektet që ofrojnë shërbime.

“Inspektorati kryen kontrollin tek ato subjekte kundrejt një grafiku për masat higjieno-sanitare por dhe vetë subjekti për të vazhduar shërbimin, prodhimin ka interesin ta zbatojë”, deklaroi Tomini.




Skip to toolbar