Sot e nesër OST bën punime. Këto zona nuk do të kenë drita

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) përmes një njoftimi për mediat bën të ditur se gjatë ditës së sotme dhe te nesërme do të kryej punime në nënstacionin TEC në zonën e Kombinatit duke sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës, përgjatë orarit nga ora 08:00-16:00.

Sipas OST pa energji elektrike gjatë ditës së sotme do të jenë zonat si më poshtë:

4 prill:  Qyteti Kombinat, Spitali, Zjarrfiksja, Subjektet Private Freewing, Eurotrade, fshatrat: Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush dhe Parafabrikatet

Ndërsa nesër më 5 prill do të jenë zonat:  Kombinat, Rruga Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharre dhe Shkolla Edukimit.

Rrjeti social “Twitter” bllokon fushatën e paguar të qeverisë Franceze

Një fushatë e qeverisë Franceze që inkurojante qytetarët për t’u regjistruar në procesin e votimeve të Parlamentit Europian është bllokuar nga plaftorma Twitter, bënë të ditur përfaqësues të rrjetit social.  

Titullarët e plaftormës deklaruan se fushata rrezikontë shkeljen e ligjit Francez të lajmeve të rreme, i cili hyri në fuqi në Dhjetor të vitit të kaluar dhe që synon të luftojë “manipulimin e informacionit”.

Rrejti social Twitter nuk dëshiron të marrë riskun e shkeljes së ligjit të ri Francez dhe preferon të jetë në anën e sigurt, e për këtë i ka kërkuar ideuesve të fushatës online të deklarojnë se kush e ka porositur fushatën dhe sa do të kushtojë ajo.

Shërbimi Informacionit Qeveritar Francez i tha agjencisë së lajmeve AFP se: “Twitter nuk di se si të grantojë informacion të drejtë, qartë dhe transparent mbi porositësit e fushatës online dhe për rrjedhojë ka zgjedhur të aplikojë një politikë të fortë, e cila ndërpret çdo të ashtuquajtur “fushatë politike”.

Shërbimi i Informacionit Qeveritar të Francës (GIS) që ka koordinuar fushatën #Ouijevote” (#PoDoVotoj), kishte planifikuar të paguante për postimet në twitter, sipas agjencisë AFP. Zyrtarët e GIS argumentuan se reklamat përmbanin informacion publik dhe nuk duhet të konsideroheshin si një fushatë politike apo partiake.

Ministrja Besa Shahini martohet me deputetin shqiptar

Për ministren e Arsimit, Besa Shahini, e djeshmja ka qenë një ditë shumë e veçantë. Ajo ka hedhur firmën duke kurorëzuar në martesë historinë e saj të dashurisë.

 Ka qenë vetë ministrja që e ka njoftuar në facebook martesën e saj.

Siç e do zakoni ajo ka veshur fustanin e bardhë, por ama duket shumë ndryshe nga nuset që jemi mësuar të shohim. Shumë thjeshtë, gati siç shkon çdo ditë në punë. Ministrja e Arsimit është martuar me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj.

Kupa, Kukësi eleminon Teuten


Sfida përfundon me tension, ndëshkohen dy lojtarë

Kukësi është ekipi i katërt dhe i fundit që kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ramadan Ndreu mundi Teutën me rezultatin 1-0, me ndeshjen e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”.

Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Durrës, verilindorët treguan më shumë dëshirë për të vijuar më tej, duke arritur dhe fitoren fal golit të Reginaldos, i shënuar në minutën e 61`.

Një aksion i bukur i verilindorëve, me Kordeiro që futet nga krahu i djathtë në zonën kundërshtare, pasim për Reginaldon që godet bukur dhe dërgon sferën në rrjetë. Mjaftoi ky gol për t`i dhënë fitoren Kukësit, që siguron kualifikimin për turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, aty ku më herët u kualifikuan Tirana, Luftëtari dhe Skënderbeu.

Ndërkohë, pavarësisht fitores së Kukësit dhe problemeve të Teutës në këtë takim, sfida është mbyllur me një incident të rëndë. Dy lojtarë të dy ekipeve respektive, Frashëri i Teutës dhe Kordeiro i Kukësit, krijuan tension në fundin e takimit

Teksa ishin duke luftuar për një top në këndore, Frashëri e godet kundërshtarin në këmbë, teksa ky i fundit i përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Arbitri kryesor i ndëshkon të dy me kartonë të kuq, me Kukësin që del më i humbur, pasi në ndeshjen e radhës nuk do të ketë një lojtar të rëndësishëm.

23 milionë euro? Franca: false

Një shumë e madhe parash është bllokuar në aeroportin kryesor të Parisit “Charles de Gaulle”. Shuma e madhe, prej 23 milionë euro ose 15 miliardë franga CFA, që ndodhet e vendosur në një valixhe diplomatike, dukej se kishin si destinacion final Shqipërinë.

Paratë mendohen se kanë dalë nga Mali dhe fillimisht lajmi u publikua nga një media e këtij shteti maliactu.net, në shkrimin e së cilës thuhet se këto para synonin Shqipërinë, e njohur edhe si një parajsë tatimore.

“Valixhja diplomatike përmbante miliona euro ekuivalente me 15 miliardë franga CFA dhe burimet na tregojnë se ishin për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore, ku fondet e pastrimit të parave janë me parashutë. Cili ishte bartësi i bagazheve? Burime nga Mali nuk mund ta japin këtë përgjigje. Megjithatë transaksioni është mbështetur mbi paprekshmërinë e çantave diplomatike, një status ky që shërben si mënyrë keqpërdorimi nga zyrtarët.” – shkruan “Mali Actu”.

Megjithatë Ministria e Brendshme Franceze i është përgjigjur rastit në fjalë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe e cilësoi si “fake news”.

“Policia në kufirin e aeroportit ‘Charles de Gaulle’ nuk ka proceduar në zbulimin e një shume prej 23 milionë euro gjatë ditëve të fundit. Bëhet fjalë për një fake news.”

Kupa, Luftëtari harron krizën

Në gjysëmfinale me Tiranën dhe Skënderbeun

Tirana, Luftëtari dhe Skënderbeu janë tre ekipet e para gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, ndërsa pasdite do të mësohet dhe emri i ekipit tjetër, që do dalë nga përballja mes Kukësit dhe Teutës. Skuadra e Tiranës, ndonëse u mund në transfertën e Laçit me rezultatin 2-0, kalon në turin tjetër pas fitores së ndeshjes së parë çerekfinale në shtëpi ndaj kurbinasve me rezultatin 3-0.

Dy golat për ekipin e drejtuar nga Sulejman Starova u shënuan nga Shtubina në minutën e 29` dhe Çokaj në minutën e 48`. Ndeshja do të mbyllej me këtë rezultat, me ekipin bardheblu që e sheh veten në gjysmëfinalen e kupës.

Luftëtari ka befasuar Partizanin përsëri sot, duke e mundur me rezultatin 1-0 në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, e për rrjedhojë duke u kualifikuar në turin gjysmëfinal. Dunga ka shënuar golin e avantazhit dhe të fitores për Luftëtarin sot, pas një ekzekutimi perfekt të një penalltie në minutën e 31`.

Partizani u mundua të reagonte, por në fund iu dorëzua fatit dhe rezultatit final të dy ndeshjeve çerekfinale (3-1 rezultati i përgjithshëm), që i jep një biletë gjirokastritëve për në gjysmëfianlen e Kupës së Shqipërisë.

Skënderbeu kualifikohet direkt në gjysmëfinale, pasi skuadra korçare nuk i luajti dy përballjet çerekfinale me Kamzën, pasi këto të fundit janë përjashtuar nga të gjitha garat në kampionat, pas akteve të dhunës në stadium të ndodhura disa javë më parë në një takim të kampionatit.

Pasditen e sotme do të mësohet dhe ekipi tjetër që shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Do të jetë përballja e orës 17:00, mes Kukësit dhe Teutës, ajo që do të prodhojë dhe gjysmëfinalistin e radhës të kupës. Takimi i parë mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar në barazim 2-2 në fushën e Teutës, çka sot për verilindorët do të synojnë fitoren duke shfrytëzuar dhe faktorin fushë.

Skip to toolbar