Një autobus është përplasur me një pemë duke lënë të plagosur 30 persona, mes tyre një 17-vjeçare në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Itali, ku autobusi është përplasur me një pemë, pasi një makinë i ka zënë korsinë duke e nxjerrë atë nga rruga.
Shoferi arrit të shmangte një aksident që mund të kishte një bilanc shumë më tragjik, pasi arriti ta çonte mjetin drejt pemës dhe të mos lejonte përplasjen me mjete të tjera.
Në autobus udhëtonin rreth 50 pasagjerë dhe shumica ishin studentë të cilët po ktheheshin në shtëpi. Për aksidentin ka reaguar edhe kryetari i bashkisë, Luciano Di Lorito, i cili e ka vlerësuar si një hero shoferin e autobusit.
“Ai shmangu një masakër duke u përplasur me pemën. Unë isha në vendngjarje dhe aksidenti mund të kishte qenë shumë më i rëndë nëse autobusi nuk do të ishte ndalur nga pema.” tha Di Lorito