Benzema, 13 vjet pa shënuar kundër PSG

SPORT


Sulmuesi i Real Madridit ka luajtur kundër PSG 10 herë, por vetëm një herë gjeti rrjetën. Karim Benzema do të luajë në takimin e së mërkurës kundër Paris Saint-Germain, i prirur për të vazhduar formën e tij të mirë të shënimit të golave, gjithashtu duke tentuar të përmirësojë statistikat e tij kundër skuadrës nga atdheu i tij. 9-ta e Real Madridit shënoi dy herë të shtunën kundër Levante, teksa kishte mundësi të shënonte një ‘hat-trick’. Por nuk është e njëjta histori kur vjen puna te PSG.

Në 10 ndeshje zyrtare që Benzema ka luajtur kundër Parisienve, ai ka shënuar vetëm një herë në takimin e parë me PSG në Trofe des Champions, kur sulmuesi aktual i Real Madridit, luante për Olympique Lyon në korrik të vitit 2006, tre vjet para se të bashkohej me Los Blancos. Trembëdhjetë vjet më pas, Benzema po synon ti japë fund ‘thatësirës’ së golave ndaj PSG.


Të mrëkurën në mbrëmje, Karim Benzema do të jetë kundër një portieri që ai e njeh shumë mirë, Keylor Navas. Ai i ka shënuar portierit nga Kosta Rica shumë herë në fushën e stërvitjes, kur e kishte shok ekipi për pesë vite, por kurrë nuk i ka shënuar në një ndeshje zyrtare. Ndaj, të mërkurën, Benzema do të ketë mundësi ti shënojë një miku të vjetër dhe PSG.




Skip to toolbar