Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë? Fake News – ministrja shpjegon gjithçka

Më të fundit


Shumë media online shkruan dje se autostrada Tiranë – Durrës do të bëhet me pagesë vjeshtën e këtij viti. Madje u gjet dhe çmimi që do të paguanin udhëtarët, prej 2 eurosh.

Ja çfarë shkruan dje disa nga mediat online:

gazeta Shekulli

Tiranë-Durrës me pagesë, trau vendoset në vjeshtë Lexo të plotë

Syri.net

Balluku jep lajmin ‘e madh’, për shqiptarët: Tiranë-Durrës, me pagesë brenda vjeshtës Lexo të plotë

Mirëpo sot ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se rruga nuk do të bëhet me pagesë as tani dhe as në shtator. Ajo tha se në vjeshtë do të hapet gara më pas do të zgjidhet fituesi, pra koncensionari që më parë duhet të zgjerojë autostradën si dhe të sjellë në parametra europiane rrugën e vjetër Tiranë-Plepa si alternativë pa pagesë, përpara se të bëhet autostrada me pagesë. Duke u ndaluar te tarifat, Balluku tha se do të ketë përshkallëzim, por ende është e largët koha që do të futet në fuqi pagesa.

“Nuk qëndron asnjë projekt për momentin, do të presim çdo projekt që do të ketë fizibilitet të lartë. Dje ka pasur një konfuzion në media, projekti i autostradës Tiranë-Durrës është përmendur shpesh herë edhe nga ministria dhe qeveria si një nga projektet kryesore, pasi lidhja e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë, ne na vendos para faktit që sa më shpejt të zhvillohet. Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik. të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë”, tha Balluku.



Skip to toolbar