Avioni F-16 bie në tokë, piloti mbetet në “qiell”

BOTA


Një aeroplan luftarak i forcave ajrore belege F-16 është rrëzuar në Francën veri-perëndimore. Fatmirësisht, dy pilotët janë hedhur me parashutë nga aeroplani, teksa njëri prej tyre mësohet se ka mbetur i bllokuar në një linjë të energjisë elektrike me tension të lartë.

Mediat franceze thonë se përplasja ndodhi në zonën e Pluvigner. Paraprakisht raportohet se një nga pilotët ka zbritur në tokë i sigur dhe mirë, ndërsa për tjetrin forcat e shpëtimit po punojnë që ta largojnë nga përcjellësit e tensionit të lartë.


Linja e energjisë me tension të lartë është 250 mijë volt, njoftuan mediat lokale. Agjencia e lajmeve franceze Le Telegramme postoi një foto nga një distancë e madhe, e cila tregonte parashutën që varej në linjën e energjisë në një shtyllë të madhe. Avioni nuk mbante armë gjatë fluturimit të tij, thanë zyrtarët.




Skip to toolbar