Balla letër Ruçit për reformën zgjedhore

Më të fundit


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kërkon ndryshime në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, Balla kërkon shtyrjen e afatit të veprimtarisë së komisionit deri më 28 nëntor dhe puna e komisionit të realizohet në disa faza.

“Me qëllim realizimin e objektit të krijimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentare “për realizimin e reformës Zgjedhore” dhe përfundimin e punës për miratimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhore për trajtimin e rekomandimeve të raportive të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017, si dhe propozime e ndryshme të partive politike në vend, propozoj kryerjen e disa ndryshimeve në këtë vendim:

1-Pjesë e objektit të veprimtarisë së Komisionit të shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri.
2-Objekti i veprimtarisë së Komisionit të mund të realizohet me disa faza, të cilat mund të përfshinë pjesë të ndryshme të Reformës Zgjedhore.
3-Afati i veprimtarisë së Komisionit të zgjatet deri më datë 28 nëntor 2019.” – shkruhet në deklaratë



Skip to toolbar