“Ballkani i Hapur ka sjellë veç të mira”, Rama: 1000 herë të kthehesha mbrapa do ta ribëja

KOSOVA


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga Shkupi është pyetur në lidhje me procesin e ”Ballkanit të Hapur” nëse ky i fundit e dëmtoi apo jo Kosovën.

Rama u shpreh se jo nismë vetëm të mira i ka sjellë rajonit e se 1000 herë të kthehej pas do ta ribënte, teksa shtoi se Kurti ka gabuar duke mos marrë pjesë në këtë nismë.

“Pyetjen e bën sikur unë kam bërë një faj nga i cili unë kam nxjerrë një mësim. Ballkanin e Hapur 1000 herë të kthehesha mbrapa 1000 herë do ti ribëja. Është një nga 72 iniciativat që ka në këtë rajon.

Çfarë e keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur Rajonit përveç të mirave. Merrini shikoni shifrat e tregtisë midis vendeve dhe mos harroni se çfarë është bërë nuk zhbëhet.

Edhe Procesi i Berlinit ka përfituar nga Ballkani i Hapur shtysën. Nuk e kuptoj sesi ka akoma dyshime për këtë kur faktet flasin qartë. Kush nuk ka marrë pjesë në Ballkanin e Hapur ka bërë gabim për veten e vet”,- u shpreh Rama.



Skip to toolbar