Barbarët 30 vjeçarë të fashizmit oriental! Erion Braçe publikon fotot e dhunës së Berishës

AKTUALITET


E ndërsa opozita është e bindur dhe e vendosur për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor të këtij viti, Erion Braçe ka sjellë në vëmendje ngjarjet e ndodhura ditën e zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996.

Zëvendëskryeministri ka publikuar foton e tij dhe të kolegëve të tij socialistë të gjakosur, pas dhunës së ushtruar ndaj tyre ditën e zgjedhjeve nga regjimi i Berishës në fuqi.


Në një koment të gjatë më titullin “Barbarët 30 vjeçar të fashizmit oriental”, Braçe kujton sesi SHIK-u e policia dhunoi ditën e zgjedhjeve, qendrat e votimit, rrahën komisionerët e opozitës socialiste dhe morën nën kontroll qendrat e votimit.

Por pavarësisht dhunës, Braçe shkruan se opozita triumfoi dhe më 28 maj thirrën në shesh protestues për një ngritur zërin për demokraci dhe zgjedhje të lira dhe ajo që morën ishte rrahja barbare e deputetëve të PS-së.

“I risolla këto tre ditë, për të thënë se: Kush mendon se do të mundë e zhbëjë Partinë Socialiste me dhunë, ta harrojë!”, shkruan zëvendëskryeministri.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

BARBARET 30 VJECAR

TE FASHIZMIT ORIENTAL!

1. Pardje ishte 26 maj,

23 vite me pas nga dita, te cilen,

fashizmi oriental e ktheu ne

diten me te dhunshme elektorale ne historine e re-30 vjecare, te vendit;

Diten te cilen, Shteti-policia, SHIK,

policite e tjera-tatimore etj,

gangsteret e rrugeve te armatosur,

sulmoi qendrat e votimit,

dhunoi barbarisht komisioneret e opozites socialiste,

diku si ne Berat i perzuri nga qendrat e votimit,

mori kontrollin e tyre dhe ne fund,

shkroi nje rezultat te rreme,

te pamaterializuar ne kuti votimi edhe pse zgjedhes e komisionere u luftuan,

e shpalli zyrtarisht ate!

Edhe pse nje dite e tille per fashizmin oriental te Sali Berishes ishte dite triumfi,

#PARTIASOCIALISTE nuk u nenshtrua,

nuk u mbyll, nuk u zhbe,

u rikthye ne #Beteje,

me genin e pamposhtur te nje te majte qe fashizmin e ka mundur perhere!

Nje dite me pas, ne 27 maj,

per fashizmin oriental te Sali Berishes,

ishte dita e hallit,

rezultatit qesharak qe

kish shkruar per gjithe naten,

qe nuk gjendej ne kuti,

as ne popull;

Une, pas barbarise se nje dite me pare ne #Berat, u shpalla fitues nga

zemergjeresia e fashizmit me,

50. 06% ne nje zone njeemerore ne kete qark!

Me fytyren e copetuar, enjtur e fryre,

rrija perballe fytyres se bukur te ikones se urryer te televizionit te pushtetit dhe pyesja me ze:

c’e dua une kete mandat?! Nje dite me pas, si sot, 28 maj,

beteja jone kete here per zgjedhje te lira e demokraci,

zbriti ne shesh, poshte Skenderbeut,

ku shteti-policia, SHIK, policite,

gangsteret e rrugeve te thirrur ne force,

kishin organizuar teatrin e dhunes!

Produkti eshte ne disa prej ketyre fotove;

Udheheqes se opozites socialiste,

opozites tjeter bashkuar me ne,

burra e gra, te rinj, gazetare,

te rrahur barbarisht e lare ne gjak ne sheshin historik te Tiranes!

2. I risolla keto tre dite,

per te thene se:

Kush mendon se

do te munde e zhbeje Partine Socialiste me dhune,

ta harroje!

Kjo parti-pavaresisht se ndryshon,

perterihet, ka genin e 1996-tes te patjetersueshem!

Urrejta e perditshme e fashizmit oriental ndaj nesh,

nuk na tjeterson, nuk na nxjerr nga shinat e lirise, demokracise dhe

zgjedhjeve te lira, te drejta e te barabarta,

vendosur nga populli!

View this post on Instagram

BARBARET 30 VJECAR TE FASHIZMIT ORIENTAL! 1. Pardje ishte 26 maj, 23 vite me pas nga dita, te cilen, fashizmi oriental e ktheu ne diten me te dhunshme elektorale ne historine e re-30 vjecare, te vendit; Diten te cilen, Shteti-policia, SHIK, policite e tjera-tatimore etj, gangsteret e rrugeve te armatosur, sulmoi qendrat e votimit, dhunoi barbarisht komisioneret e opozites socialiste, diku si ne Berat i perzuri nga qendrat e votimit, mori kontrollin e tyre dhe ne fund, shkroi nje rezultat te rreme, te pamaterializuar ne kuti votimi edhe pse zgjedhes e komisionere u luftuan, e shpalli zyrtarisht ate! Edhe pse nje dite e tille per fashizmin oriental te Sali Berishes ishte dite triumfi, #PARTIASOCIALISTE nuk u nenshtrua, nuk u mbyll, nuk u zhbe, u rikthye ne #Beteje, me genin e pamposhtur te nje te majte qe fashizmin e ka mundur perhere! Nje dite me pas, ne 27 maj, per fashizmin oriental te Sali Berishes, ishte dita e hallit, rezultatit qesharak qe kish shkruar per gjithe naten, qe nuk gjendej ne kuti, as ne popull; Une, pas barbarise se nje dite me pare ne #Berat, u shpalla fitues nga zemergjeresia e fashizmit me, 50. 06% ne nje zone njeemerore ne kete qark! Me fytyren e copetuar, enjtur e fryre, rrija perballe fytyres se bukur te ikones se urryer te televizionit te pushtetit dhe pyesja me ze: c’e dua une kete mandat?! Nje dite me pas, si sot, 28 maj, beteja jone kete here per zgjedhje te lira e demokraci, zbriti ne shesh, poshte Skenderbeut, ku shteti-policia, SHIK, policite, gangsteret e rrugeve te thirrur ne force, kishin organizuar teatrin e dhunes! Produkti eshte ne disa prej ketyre fotove; Udheheqes se opozites socialiste, opozites tjeter bashkuar me ne, burra e gra, te rinj, gazetare, te rrahur barbarisht e lare ne gjak ne sheshin historik te Tiranes! 2. I risolla keto tre dite, per te thene se: Kush mendon se do te munde e zhbeje Partine Socialiste me dhune, ta harroje! Kjo parti-pavaresisht se ndryshon, perterihet, ka genin e 1996-tes te patjetersueshem! Urrejta e perditshme e fashizmit oriental ndaj nesh, nuk na tjeterson, nuk na nxjerr nga shinat e lirise, demokracise dhe zgjedhjeve te lira, te drejta e te barabarta, vendosur nga populli!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on




Skip to toolbar