Bardhi, “pinoku” blu/ Si gënjeu për “padinë” ndaj Olsi Ramës dhe si SPAK e nxori zbuluar

Më të fundit


Prokuroria e Posaçme nuk ka regjistruar kallëzimin e Olsi Ramës për akuzën e kallëzimit të rreme ndaj Gazmend Bardhit, pas akuzave publike të këtij të fundit për përfshirje të vëllait të kryeministrit në grupin e trafikut të kokainës se Xibrakës. SPAK e argumenton këtë mos regjistrim me faktin se sipas tij Gazment Bardhi deri më tani nuk ka depozituar ndonjë kallëzim në drejtim të Olsi Ramës.

Prokurori i SPAK Elvin Gokaj thotë se Olsi Rama ka depozituar kallëzim penal ndaj Gazment Bardhit për kallëzim të rremë në datë 2 prill 2024. Por në Prokurorinë e Posaçme nuk mund të nisë asnjë procedim për këtë kallëzim, pasi fjalët e Bardhit duket se kanë qenë vetëm fjalë.


Gazment Bardhi në fakt ka paraqitur në SPAK vetëm një copë letër ku sipas tij mendon se SPAK duhet të të filloje hetim penale për këtë çështje. Duket diçka e vogël, por në fakt ndryshimi është i madh. Nëse zoti Bardhi do të kishte bërë padi penale në SPAK, prokuroria do ishte e detyruar që të hapte menjëherë procesin hetimor, gjatë të cilit, ato që zoti Bardhi i quan indicie, do të cilësoheshin si fakte.

Dhe në fund të hetimit, nëse do rezultonin për prokurorinë si reale, do të hapej hetim ndaj Olsi Ramës. Por në kushtet kur Olsi Rama ka bërë padi penale për shpifje, nëse indiciet e zotit Bardhi do rezultonin të pavërteta, atëherë numri dy i Foltores do përballej me akuzë penale. Gazmend Bardhi në së paku dy raste ka këmbëngulur se ndaj Olsi Ramës ka bërë padi penale.

Por sic edhe shihet nga dokumenti dhe nga reagimi i SPAK, Bardhi ka gënjyer. Sigurisht në këtë rast sic edhe thotë SPAK ai nuk mund të hetohet për shpifje ndaj Olsi Ramës. Por sigurisht mund të gjykohet publikisht për gënjeshtrat ndaj vetes së vet./abcnews.al/




Skip to toolbar