Basha harron Ramën, merret me partinë. Mbledhje me krerët e degëve dhe kryebashkiakët

AKTUALITET


Lënia e PD pa asnjë pushtet si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, e ka vënë Bashën në qendër të kritikave brenda partisë së tij. Për këtë shkak ai është angazhuar së fundit me problemet brenda partisë për të mbrojtur veten e tij, dhe duket se e ka harruar “Rama ik”.

Gjatë të enjtes kreu i PD-së, Lulzim Basha do të mbledhë Kryesinë dhe kryebashkiakët e PD-së. Pritet që mbledhja të zhvillohet rreth orës 16:00.

Nuk dihet se çfarë porosish do japë Basha por një ditë më parë nga Mallakastra ai u ka premtuar kryebashkiakëve të djathtë se nuk do t’i lënë karriget, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Realstory.al ka shkruar se kjo lëvizje e Bashës ka si synim që të mbrojë veten e tij nga sulmet brenda partisë. Ai do t’i dalë në krah kryebashkiakëve të djathtë të cilët i la pa pushtet për shkak të vendimit për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Përveçse nuk mori pjesë vetë si subjekt partiak, Basha nuk i lejoi kryebashkiakët e tij të kandidonin as si të pavarur, duke i premtuar se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

I gjendur përballë faktit të kryer, pra zgjedhjet u zhvilluan dhe u njohën nga ndërkombëtarët tani Bashës i duhet të qetësojë partinë të mbetur pa asgjë.



Skip to toolbar