Realstory e paralajmëroi, turi i Bashës për të mbrojtur veten nga të vetët

AKTUALITET


Realstory.al shkruante rreth një javë më parë se pas zgjedhjeve të 30 qershorit sfida e Bashës do të jetë të ruaj veten nga kundërshtarët brenda partisë dhe kryesisht nga ata kryebashkiakë të djathtë që po të kishin marrë pjesë në zgjedhje fitoren e kishin në sigurt. Dhe pikërisht ashtu sikurse ne e kishim thënë kreu i PD-së Basha ka nisur së fundi një tur takimesh në qytete të ndryshme të vendit dhe gjatë të mërkurës është ndalur në Mallakastër, ku kryebashkiaku i djathë Agron Kapllanaj ka një mbështetje të madhe.

Në rast se do të ishte futur në zgjedhje edhe si i pavarur Kapllanaj mund të fitonte një tjetër mandat. Por ama ai i besoi fjalës së Bashës i cili e garantoi atë dhe gjithë demokratët e tjerë se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, sepse PD nuk do i lejojë zgjedhjet dhe se ato nuk do të njihen nga ndërkombëtarët. Por tani zgjedhjet janë një fakt i kryer, të zhvilluara dhe të njohura nga të gjithë dhe më të zemëruarit në këtë mes janë demokratët e Bashës që mbetën pa asgjë për faj të tij. Për të zbutur gjakrat mes të vetëve Basha ka nisur turin e takimeve. Pritet që këto ditë të qetësojë edhe Voltanën në Shkodër, dhe Xhelal Mziun në Kamëz dhe të tjerë kryebashkiakë që kanë dalë hapur tani kundër tij.


Reastory shkruante një javë më parë për dy takime të forta të kryebashkiakëve demokratë, një muaj para zgjedhjeve. Kur i kërkuan Bashës t’i linte të garonin të pavarur se mund të fitonin, pavarësisht betejës politike të PD në nivel kombëtar. Tregon njëri prej tyre: “Më mori dorën dhe më tha: më shiko në sy. Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Rama ikën. PD vjen në pushtet shpejt”. Dhe ne i besuam. Për të keqen tonë dhe të PD”, tregon ai.

Frustrimi i të zgjedhurve lokalë ka shkuar edhe më tej. Realstory.al ka mësuar për një telefonatë të dy prej tyre me Kryeministrin e vendit, përmes një telefoni të një njeriu të besuar, ku i kanë kërkuar atij tu thotë nëse do ketë vërtet marrëveshje apo Luli i tyre i kishte mashtruar. Dhe betimi në telefon me kryeministrin kundërshtar: “Do shkojmë te Doktori. Tani o ne, o ai”.

Kryetari i PD-së pas zgjedhjeve i ka pritur në zyrë kryebashkiakët e djathtë, por takimet kanë qenë me tonë të larta. Dhe për të dalë në krah atyre Basha ka paralajmëruar të mërkurën  nga Mallakastra se kryetarët e djathtë nuk do i lirojnë bashkitë pa një proces të rregullt zgjedhor.

Në këto rrethana, Basha për të ruajtur veten po bën lojën e kryebashkiakëve të djathtë që ata të qëndrojnë në zyrë megjithëse duhet të largohen dhe këtë ia ka bërë të qartë Amerika dhe kur flet ajo, Basha e di shumë mirë si duhet të veprojë.




Skip to toolbar