Basha: Kjo qeveri promovoi modelin e trafikantit të gruas

Më të fundit


Kryedemokrati Lulzim Basha, teksa prezantoi kandidatet për deputete gra në qarkun e Durrësit, u ndal dhe tek roli që këta të fundit kanë në vizionin e PD, por edhe shoqërisë.

Ai tha se PD ka si qëllim të promovojë gratë e vajzat dhe t’u japë mundësi të shprehin sa më mirë veten e tyre në çdo fushë të jetës.


Basha premtoi se do të arrihet një balancë mes grave dhe burrave, sa i përket aspektit të punësimit.

“Sfidat më të mëdha që përballet Shqipëria, vihet dyfish më rëndë në shpatullat e grave shqiptare. Problemi është i dyfishtë, jo thjesht dhe vetëm nga problemi që duhet tejkaluar, modernizuar, por edhe modeleve shkatërrimtare që ka sjell ky kryeministër në 8 vite. Nuk ka promovuar gratë, por modelet më të këqija, ata të grave kriminele të Shqipërisë. Pas errësirës vjen drita, pas 8 vitesh ngecje në vendnumëro, 8 vite pa progres të drejtave të grave, më 25 prill shqiptarët do të votojnë masivisht ndryshimin. Ndaj jemi këtu, bashkë me zonjat e nderuara dhe me kandidatet tona që për shkak të rrethanave të COVID-it do të kontribuojnë përmes platformave digjitale dhe të tregojnë kontributet profesionale, personale, sfidat që përballen.

Kemi profesionistë të zonja, kontributi i të gjithave është garancia, e papunësisë që prek më shumë gratë se burrat. Kemi, shkrimtare, artiste, arkitekte, kemi një skuadër të shkëlqyeshme të cilat më mbushin me frymëzim dhe më bëjnë krenar të jem pjesë e kësaj skuadre fituese. 25 prilli ditë ndryshimi për gratë dhe vajzat shqiptare, do të jetë real dhe i prekshëm”, tha Basha.




Skip to toolbar