Basha mbështet PS për arsim: Do ta bëjmë edhe ne

POLITIKË


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbështetur një pikë të programit të Partisë Socialiste për arsimin duke u shprehur se do ta bëjë edhe partia e tij këtë gjë kur të vij në pushtet. Kjo pikë ka të bëje me bërjen e detyrave në shkollë. Gjatë një takimi me të rinjtë e Korçës, Basha tha se falë investimeve që do të bëjë kur ai të vij në pushtet, do t’i kthejë shkollat në tempujt e dijes.

“E kemi pjesë të programit tonë. Nxënësve do tu jepet mundësia që të përdor shkollën për kurse. Platforma jonë parashikon edhe digjitalizimin për të avancuar. Të bëjnë detyrat, të mësojnë gjuhë të huaj. Nuk jam kundër kësaj. Pse ka dështuar kjo e përdorimit të ambienteve të shkollës? Çfarë ndodhi me iniciativën e detyrave në shkollë? Nisma u anulua apo vdiq rrugës? Kthimi i shkollave në tempuj të dijes duhen investime dhe ne këtë synojmë të bëjmë këtë.” është shprehur Basha.

Basha foli edhe për ndryshimin mes tij dhe Ramës, i cili tha se paratë që paguhen për koncesionet në vit do të shkojnë për modernizimin e arsimit.

“Arsimi duhet të jetë prioriteti i çdo kombi që synon përparim. Siç është rinia sot, do të jetë vendi nesër. Vendet e përparuara mbështesin arsimin parauniveristar me buxhet në rritje. Shqipëria është i vetmi vend, ku nuk ndodh kjo. Buxheti është pasqyra e qeverisjes, por këta ende nuk e kanë publikuar. Po ju tregoj një shifër që është rrëqethëse: 120 mln euro janë planifikuar vetëm për koncesionet, 10 apo 12 të tilla. Do të mjaftonin 70 milionë euro për të bërë një revolucion total për universitetet dhe arsimin e lartë. Ne do jua dedikojnë investimet për infrastrukturën, dixhitalizimin, trajnimin e pedagogëve, sjelljen e pedagogëve të huaj, trajnimin profesional sipas modelit gjerman – gjysma e kohës në fakultet, gjysma në praktikë. Në planin tonë, për 10 mijë më të mirët, ne do të paguajmë stazhin për 1 vit. Ja ku do t’i çoja unë dhe qeveria ime këto para sot dhe ja ku i çon kjo qeveri. 120 milionë euro i marrin 6-7 njerëz, që janë vjedhje të pastra. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të ndryshojë menjëherë cilësinë e universiteteve shqiptare.  Por kjo qeveri zgjedh t’ua japë këto para disa oligarkëve dhe lë rininë në mëshirë të fatit.” tha Basha

Basha ka nisur turin e tij “Rrugëtimin për Shqipërinë” për të takuar të rinjtë dhe qytetarët në çdo qytet të vendit.



Skip to toolbar