Dita e Pavarësisë, Basha: Me gjithë ndasitë tona, jemi një komb i bashkuar

POLITIKË


Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka anuluar ceremonitë për festat, duke dërguar një mesazh solidariteti në 107 vjetorin e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit kullon gjak. Lutjet tona për më të prekurit. Këto 3 ditë, më të vështirat e viteve të fundit, nxorën më të mirën e njerëzve. Me gjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar”, ka deklaruar Basha në një mesazh me video, duke deklaruar se Shqipëria e vërtetë është ajo njerëzve me zemër dhe forcë të madhe.

Kreu i PD ka bërë thirrje që në 107 vjetorin e Pavarësisë, të bashkuar, të nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi. “Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit tonë kullon gjak. Kjo që përjetuam ditët e fundit është një kujtesë për të gjithë ne, se sa e brishtë është jeta e njeriut. Se sa mirënjohës duhet të jemi për gjithçka që na ka falur Zoti, dhe për t’i përqafuar pak më fort fëmijët dhe të dashurit tanë. Me gjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe nga e njëjta dhembshuri. Kjo është Shqipëria e vërtetë! Shqipëria e njerëzve me zemër të madhe dhe me forcë të pashtershme. Sot, në vend të festës së Pavarësisë, një komb i lënduar është kërrusur nga dhimbja për humbjen e jetëve. Le ta nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe me dashuri për njëri-tjetrin”, deklaroi Basha.


Të dashur bashkëqytetarë,Mëngjesin e të martës, ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107 vjetorin e Pavarësisë, një tërmet i tmerrshëm goditi vendin tonë. Ende nuk e dimë përmasën e plotë të dëmeve. Ajo që dimë deri tani është se me dhjetëra shqiptarë kanë humbur tragjikisht jetën nën rrënoja, qindra janë lënduar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Mendimet dhe lutjet tona janë me të lënduarit, me ata që vuajnë dhe me familjet që përjetuan dhimbjen më të madhe, atë të humbjes së njerëzve të tyre të shtrenjtë.Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe nga e njëjta dhembshuri. Kjo është Shqipëria e vërtetë! Shqipëria e njerëzve me zemër të madhe dhe me forcë të pashtershme.Le ta nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe me dashuri për njëri-tjetrin. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë! 🇦🇱

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 27. November 2019



Skip to toolbar