107-vjetori i Pavarësisë, Shqipëria feston ditën e flamurit në dhimbje dhe lot

AKTUALITET


107-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, e gjen Shqipërinë në dhimbje e lot, pas tërmetit të rënë ditën e martë, ku la të vdekur mbi 40 persona, e qindra të plagosur.

Shumë aktivitete ishin parashikuar nga qeveria dhe bashkitë, por ata janë anuluar për shkak të tragjedisë të ndodhur dy ditë më parë, e ndërsa i vetmi aktiviteti që do të zhvillohet është ai i ceremonisë së ngritjes së flamurit.


E kur sot shqiptarët duhet të ishin bashkë për të festuar 107-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ata bashkë i ka bërë diçka më e madhe: Solidariteti për të të ndihmuar personat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo vihet re edhe nga mesazhet e liderëve të politikës, ku vetë Rama e cilësoi si një ditë e solidaritetit kombëtar këtë 107 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa Basha deklaroi se pavarësisht ndasive, kjo ditë i bashkon në një të gjithë shqiparët.




Skip to toolbar