Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur interesit të mediat lidhur me Forumin Ekonomik të zhvilluar sot në Shkup, e kryesisht mesazheve për minishengenin Ballkanik.
Për Bashën takimi i sotëm nuk prodhoi asgjë përvec se një protagonizëm të tepruar, një film që sic tha kryedemokrati, shqiptarët e kanë parë e stërparë.
“Mendoj që takimet po bëhen kaq shpesh, nuk e di se çfarë po prodhojnë, përveç fotove. Që lëvizja e lirë në rajon të funksionojë duhet të punohet për eliminimin e kërcënimit të fundit për stabilitetin në rajon, njohjen e ndërsjelltë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Lëvizja e lirë është një synim ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor. Që kanë dëshirë për të dalë në këto ditë të nxehta për të bërë fotografi nuk është një çudi e madhe për mua.
