Basha: Qëndresa qytetare nxit besimin t’i shkojmë deri në fund betejës

POLITIKË


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me elektoratin dhe të rinjtë në qytetin e Korçës. Gjatë fjalës së tij Basha tha se qëndresa dhe pjesëmarrja e të gjithë qytetareve do të rilind shpresën për një të ardhme më të mirë. Basha tha se opozita do t’i shkojë deri në fund betejës së saj për të rrëzuar qeverinë e korrupsionit.

“Edi Rama është një njeri i mbaruar politikisht. Ne jemi këtu sot jo vetëm për të konfirmuar vendosmërinë tonë për t’i shkuar deri në fund betejës sonë, që bëhet për çdo shqiptar, edhe për socialistët, por për të bërë që të kumbojë bashkë me vendosmërinë tonë edhe mesazhi i shpresës dhe besimit, tek e nesërmja e mirë që po vjen. Ajo që më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme, është se bashkë me vargun e gjatë të makinave, që kishin dalë të më prisnin, të gjithë qytetarët e tjerë shprehën entuziazëm. Aty ku ka qëndrese, aty ku ka pjesëmarrje, ku ka përballje, aty lind shpresa, lind besimi. Dhe falë qëndresës, përballjes dhe pjesëmarrjes, jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve që i janë bashkuar kësaj beteje, ka rilindur shpresa dhe besimi se Korça dhe Shqipëria, do të kenë një të ardhme më të mirë, me një qeveri që mendon për popullin dhe kujdeset për qytetarët”, deklaroi Basha.



Skip to toolbar