Basha u jep deputetë “borxh” Idrizit e Mediut, të djathtët me 3 grupe. Kryemadhi në “kërkim”

Më të fundit


Opozita do të ketë tre grupe parlamentare në këtë legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë. “ABC” mëson se përpos PD-së grup parlamentar do të kenë edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut dhe PDIU, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Për të formuar një grup parlamentar një forcë politike duhet të ketë shtatë deputetë. Dy aleatët e PD-së nuk e kanë numrin magjik dhe për të plotësuar kushtin Lulzim Basha ka pranuar që t’u japë “borxh” deputetë PR-së dhe PDIU-së.


Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk arriti që të formonte grup, pasi mori vetëm 4 deputetë në 25 prill.

Tre grupet parlamentare të opozitës

  1. Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë
  2. Grupi i Aleancës për Ndryshim
  3. Grupi për Demokraci dhe Integrim




Skip to toolbar