Dështimi me Neymar, Real Madrid mendon për talentin e Chelsea

SPORT


Real Madrid po mendon për Christian Pulisic, si një mundësi e shkëlqyer për të zëvendësuar Neymar, nëse transferimi i brazilianit nga PSG në Madrid nuk ndodh. Që nga firma me Chelsea, Pulisic ka pritur që të gjejë hapësirën e tij në skuadër, për të zëvendësuar rolin e Eden Hazard.

Minutat e tij të para që nga mbërritja në Angli, kanë treguar arsyen se pse skuadra e Chelsea i pagoi 65 milion euro Borussia Dortmund. Ai tashmë ka shënuar golat e tij të parë për klubin gjatë fazës përgatitore me Chelsea dhe në Superkupën e Europës ai asistoi golin e Giroud.


Edhe pse ka pak kohë me Chelsea, 20-vjeçari është vënë në shënjestër të klubeve më të rëndësishme në botë. Dhe siç raportojnë mediat spanjolle, Pulisic është një mundësi e mirë, që Real Madrid të zëvendësojë Neymar, nëse tratativat për të bindur brazilianin dështojnë.

E vërteta, është se nëse Christian Pulisic ka sukses te Chelsea, nuk do të jetë vetëm Real Madrid i interesuar për të, me një numër skuadrash të mëdha evropiane që dëshirojnë të jenë pjesë e tregut për shërbimet e tij.




Skip to toolbar