Bayern Munich zgjedh pasuesin e Hansi Flick

Më të fundit



Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i Bayern Munich duke nisur nga sezoni i ri. Ka qenë vetë klubi gjerman që ka bërë zyrtare këtë vendim duke i dhënë fund aludimeve në lidhje me pasuesin e Hansi Flick. Nagelsmann ishte një emër që qarkullonte prej kohësh në shtëpinë e Bayern, më në fund palët arrijnë të gjejnë një kompromis duke sjelle 33-vjeçarin në krye të gjigandëve gjerman.

Trajneri aktual i Laipzig ka firmosur një kontratë me Bayern deri në 30 qershor 2026. Kjo zgjedhje i ka kushtuar jo pak klubit pasi Nagelsmann ishte nën kontratë me Laipzig deri në 2023, pavarësisht se trajneri kërkojnë zgjidhje të kontratës me konsensus, Laipzig nuk e la të lirë dhe sipas mediave gjermani, Bayern ka paguar 25 milion euro për të siguruar shërbimet e tij.