Baza e NATO në Kuçovë/ Reagon Osmani: Kontribut në rritjen e sigurisë në rajonin tonë

KOSOVA


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur hapjen e e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kosovë.

Me një shënim në rrjetin e saj social, e para e Kosovës thotë se ky akt është një hap i rëndësishëm i pranisë së Aleancës në Ballkan duke kontribuuar në rritjen e mëtejshme të sigurisë.


Ajo shton se ku ka prezencë të NATO-s ka paqe dhe stabilitet.

“Hapja e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet”,  shkruan Osmani.




Skip to toolbar