Baze: Sikleti i Sali Berishës nga pr/ligji i PD për dekomunistizimin

Më të fundit


Disa nisma ligjore të paralajmëruara në Kuvend, duket se po vënë në provë falsitetin e antikomunizimit 30- vjeçar të Sali Berishës. Nisma e parë ka të bëjë me ndryshimet ligjore që ka kërkuar Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që t’i lejohet të bëjë kërkime rreth personave të cilët kanë marrë një herë një dëshmi nga Autoriteti i Dosjeve.

Sipas një amendamenti të propozuar nga LSI më 2015, një person që ka marrë certifikatën nga Komisioni “Mezini” apo nga Komisioni “Bezhani”, nuk mund të rikontrollohet. Kjo pengesë kërkohet të hiqet, pasi në kushtet e reja mundësia për hetim të plotë të figurave që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit është shumë me e madhe.


Paralelisht me propozimet e Autoritetit të Dosjeve, Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibesj ka bërë gati një projekt që i jep të drejtë të plotë Autoritetit të Dosjeve të bëjë kërkime për çdo individ që ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, duke propozuar po ashtu një lustracion të thellë për ta, sa i përket karrierës në institucione zyrtare dhe jetën politike.

Qëndrimi ndaj propozimit te Alibeaj nga shumica në pushtet dhe dy fraksionet opozitare, ai i Berishës dhe Metës, do të vërë në provë falsitetin e retorikës antikomuniste të opozitës.

Për Ilir Metën nuk mund të presim që t’i mbështesë projektligjet, pasi është e qartë se ai e përjeton që hartuesit e ligjit kanë pasur parasysh edhe atë, kur e kanë hartuar, edhe pse projektligji ka një rëndësi shumë më të madhe për dekomunistizimin e shoqërisë.

Dhe për hir të së vërtetës, Ilir Meta pavarësisht përpjekjeve për t’u dukur dhe i djathtë, e vetmja gjë që ka si identitet është respekti që ka dëshmuar për zyrtarët e lartë të Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunimin me ta.

Pra nuk mund t’i vësh faj që e adhuron Sigurimin e Shtetit, edhe sikur të mos ishte bashkëpunëtor.

Prova është për Sali Berishën.

Ky i fundit e ka përdorur përpjekjen e tij për lustracion në vite, që nga viti 1995, për të goditur kundërshtarë politikë dhe për të pastruar fushën përballë. Në disa raste dhe ja ka dalë.

Në vitin 1996 nxorri nga zgjedhjet gjithë Kryesinë e Partisë Socialiste, madje dhe Kastriot Islamin, pasi e quajti kryetar të Kuvendit të parë dominuar nga Parti e Punës.

Edhe më 2008 e përdori për të goditur disa anëtarë gjykate dhe prokurorë që kishin në duar dosjet e djalit të tij.

Tani është përballë sfidës të pranojë një projektligj më të strukturuar, më të përputhur me ligjin kushtetues, por dhe më të thellë sa i përket lustracionit, propozuar nga Alibeaj.

Qëndrimi i tij i deritanishëm është qartazi kundër kësaj iniciative, të cilën e konsideron “bashkëpunim” me Edi Ramën. Në fakt, ai “bashkëpunim me Edi Ramën” është gati të quajë dhe sikur Alibeaj të vrasë me pistoletë në parlament Edi Ramën. Prapë do thotë e vrau në marrëveshje me Edi Ramën, ndaj nuk duhet marrë seriozisht.

Ajo që duhet marrë seriozisht është refuzimi i tij për një ligj që kërkon dekomunistizimin e shoqërisë. 

Ashtu siç i ka bërë vetë këto ligje në vite për të ndëshkuar kundërshtarë, dhe refuzimin e ka po për të njëjtën arsye, për të mbrojtur aleatë të tij. 

Kultura e tij politike bolshevike nuk pranon që ligji duhet bërë për të gjithë, por do të dijë për cilin person është bërë. Dhe vetëm për këtë shkak e voton, ose refuzon. Siç po sillet dhe me këtë projektligj, që mund të largojë Ilir Metën nga politika. Edhe pse ky vetë e ka akuzuar i pari dikur, që ka qenë bashkëpunëtor sigurimi.




Skip to toolbar