Një çift u vra pas një sulmi në urën që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë. Kremlini tha se ky ishte një sulm terrorist nga Ukraina. Kurse BBC raporton se sulmi u organizua nga Kievi
Një burim në Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës i tha BBC se sulmi ishte një ‘operacion special i forcave detare të Ukrainës dhe Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës’.
“Ura u sulmua me dronë sipërfaqesh. Ishte e vështirë për të arritur te ura, por në fund sulmi u bë i mundur,” thotë burimi.
Ndërkohë të tjera burime i thanë faqes ukrainase censor.net se shërbimi i sigurisë i Ukrainës e kreu sulmin.