BE kundër Albin Kurtit: Administrata po tentohet të mbushet me militantë partie 

AKTUALITET


Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj miratimit të projektligjit për zyrtarët publikë dhe atij për paga në sektorin publik, në Kuvendin e Kosovës të enjten.

Sipas njoftimit nga Bashkimi Evropian, gjatë hartimit të këtyre projektligjeve, BE-ja kishte paraqitur disa komente, të cilat, sipas saj, nuk u morën parasysh në votimet e djeshme.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa mbështetjen e partive opozitare votuan në lexim të dytë projektligjin për pagat.

Kuvendi i Kosovës në seancën e 22 dhjetorit ka miratuar në lexim të dytë edhe projektligjin për zyrtarët publikë.

Deputetë opozitarë paralajmëruan se të dyja projektligjet do të dërgohen në Gjykatë Kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po ashtu tha se projektligji për zyrtarët publikë bie ndesh me detyrimet që shteti ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), si dhe me parimet evropiane për administratën publike.

Ligji i pagave ishte miratuar fillimisht në shkurt të vitit 2019. Por, një muaj para se të niste zbatimi i tij – në janar të 2020-s – institucioni i Avokatit të Popullit e pati dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për, siç kishte thënë, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata, më pas, konstatoi se ligji i miratuar nuk ishte në përputhje me 11 nene të Kushtetutës dhe se shkaktonte “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”/Rel



Skip to toolbar