Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, reagoi pak minuta pas orës 21:30 të mbrëmjes të së enjtes, kur Bundestagu në Gjermani votoi Rezolutën, që rekomandon hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Soreca shkruan në Twitter, se “Bundestagu ka votuar këtë mbrëmje në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Soreca. Ndërkohë, ai shpërndau një Twitter të Komisionerit Johanes Hahn shkruan se “njohja e progresit konkret është thelbësor”.
“Shumë i mirëpritur votimi i sotëm në Bundestag në Gjermani në favor të hapjes së negociatave të kërkesës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në tetor. Njohja e progresit konkret është thelbësore si nxitje për reformant në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE”, shkruan Hahn.
Mbrëmjen e të enjtes në 26 shtator, Bundestagu në Gjermani votoi me 395 vota pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Vota e Gjermanisë “pro” negociatave i hap rrugë “PO-së” së vendeve të tjera skeptike.