Barça e Real Madrid “skuqen” në 9 javë të La Liga

AKTUALITET


“Gjithmonë ka një herë të parë”, është një fjalë e urtë popullore që përdoret shpesh. Brcelona dhe Real Madrid mund ta kenë konsumuar shpesh këtë shprehje në historinë e tyre të futbollit deri në detaj. Por jo, për të dyja klubet, për herë të parë në historinë e La Ligas, nëntë javët e para të kampionatit kanë nisur me “skuqje”. Sipas AS, Barcelona dhe Real Madrid, për herë të parë në historinë e kampionatit spanjoll të futbollit, i kanë mbyllur nëntë javët e para të La Liga me nga tre kartonë të kuq për secilin ekip.

Skuadra e Zinedine Zidane, nuk u mjaftua me humbjen turpëruese të së shtunës në fushën e Mallorca, por në të 73` Odiozola doli më karton të kuq nga fusha e lojës. Më herët, ishte Modriç dhe Gareth Bale, që pësuan të njëjtin fat në takimet kundër Celt Vigo dhe Vollareal. Kështu ka ndodhur dhe me Barcelonën në nëntë javët e para të La Liga. Lenglet u ndëshkua në sfidën kundër Getafe, ndërsa Araujo dhe Dembele në atë kundër Sevilla të disa javëve më parë.

Kështu, të dyja ekipet që aktualisht kryesojnë La Liga, Barça me 19 pikë dhe Real me 18, për herë të parë në historinë e këtij kampionati, i mbyllin nëntë javët e para me nga 3 kartona të kuq. Gjashtë kartonë të kuq ndaj Real Madrid dhe Barcelonës në nëntë javë kampionat, tregon rritjen e konkurrencës së brendshme, por duket se edhe arbitrat kanë marrë mësim, duke mos bërë diferencime: ca të nënës e ca të njerkës.




Skip to toolbar