Kriza te Real Madrid, tronditen pozitat e Zidane

SPORT


Kthimi i Zinedine Zidane te Real Madrid në mars, vetëm nëntë muaj pas largimit të tij, ishte një sinjal që tregonte se po i vinte fundi rezultateve zhgënjyese. Njeriu që fitoi tri Champions League me Real Madrid,  u kthye për të risjellë dhe shpresën. Sezoni i kaluar përfundoi jo mirë, me Real që fitoi vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit.

Por kishte një kuptim, skuadrës i duhej punë, gjë që pasoi me investime të mira. Paul Pogba, Kylian Mbappe as Neymar nuk erdhën në “Bernabeu”, por paratë e shpenzuara arritën në 250 milion £, me Eden Hazard, që ishte një nga blerjet e rëndësishme dhe shumë të dëshiruara të Zidane.


Sidoqoftë, të mërkurën në mbrëmje në Paris, u konfirmua kriza e shfaqur që në nisje të fazës përgatitore. Real Madrid nuk u mund, por u poshtërua. Paris Saint-Germain, pa Neymar, Mbappe apo edhe Edison Cavani,  doli fitues me rezultatin 3-0 në “Parc des Princes”.

Kjo ishte hera e parë prej sezonit 2003/04, që Real Madrid nuk e niste sezonin kaq keq. “Ata ishin më mirë se ne në çdo repart”, tha Zidane për mediat spanjolle. Mediat nuk i kanë kursyer kritikat, ndërsa kambanat e alarmit kanë nisur të lëshojnë britmën për krizën në “Santiago Bernabeu”.

Ndonëse kanë mbetur dhe pesë ndeshje për tu luajtur në fazën në grupe në Champions, sipas mediave ndërkombëtare, pozicioni i Zidane nuk është i paprekshëm. Në analizën kushtuar ndeshjes, Sky Sport, raporton se skuadra, ashtu siç pranoi Zidane, nuk funksionoi në asnjë repart. Dhe në fakt, shkak për këtë, mediat kanë bërë Zidane, ku nën drejtimin e të cilit në pesë ndeshje, skuadra  ka pësuar gjithmonë gola.




Skip to toolbar