Berisha e akuzon sot, Soros tregon dreken e tyre në 2005

Më të fundit


Në një intervistë 14 vite para të dhënë për gazetarin Sokol Balla, miliarderi George Soros, i cili investon në Shqipërisë përmes fondacioni i tij “Shoqëria e Hapur” ka folur në lidhje me mbështetjen politike që i ka ofruar si PS ashtu edhe PD. I pyetur nga gazetari Balla nëse ka pasur ndikim në jetën politike shqiptare, Soros tha se është munduar gjithmonë të bëjë gjënë e duhur edhe pse jo gjithmonë mund të arrihet. Soros deklaroi se me kryeministrin Sali Berisha kishin konsumuar një drekë dhe diskutuar për të ardhmen e vendit duke harruar ndasitë mes tyre. Soros tha se ai ndihej krenar që shumë njerëz janë mbështetur nga fondacioni i tij si nga PS ashtu edhe nga PD.

“Fondacioni ka si qëllim ngritjen e shoqërisë së dhe kjo do të thotë se jo gjithmonë janë të përsosur dhe jo të gjithë kanë të drejtë. Ndonjëherë edhe pse tentojmë të bëjmë gjënë e duhur nuk mund te themi se gjithmonë e arrijmë. Me Berishën kam ngrën drekë dhe nuk ju kthyem të shkuarës, por pamë drejt së ardhshmes. Investimet përmes fonacionit për ngritjen e një shoqërie të hapur në fakti i ka bërë njerëzit të asociohen si me Berishën ashtu edhe me Ramën. Kjo më bën të lumtur pasi ky është edhe koncepti i shoqërisë së hapur. Rama më vlerësoi si ‘Qytetar nderi i Tiranës” kur ishte kryebashkiaku Edi Rama, por unë u takova edhe me Berishë, prandaj askush nuk mund të më thotë se mbështes njërin krah.”


Ish kryeministri Berisha ka akuzuar kohët e fundit se George Soros se kishte ndërhyrë në reformën në drejtësi dhe i kishte dhënë të gjitha pushtetet Edi Ramës.




Skip to toolbar