Berisha jashtë Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e avokatëve për të anuluar vendimin e gjykatës

AKTUALITET


TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Sali Berishës kundër vendimeve të Gjykatave të Posaçme, që i refuzuan lejen për të marrë pjesë në Kuvend.

Me rrëzimin dhe “shuplakën” e radhës të dhënë nga drejtësia, ish-kryeministri mbetet jashtë seancave të Kuvendit.


“Mospranimin e rekursit te paraqitur nga Sali Berisha, kundër vendimit me nr. 57(87-2024-84), datë 25.03.2024, te Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, me kërkesë të SPAK, më 30 dhjetor të 2023 u vendos në masën e arrestit në shtëpi për hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Praktikisht, sipas rregullores së Kuvendit, Berisha i bie të humbasë zyrtarisht mandatin e deputetit më 30 qershor./ abcnews.al




Skip to toolbar