Sali Berisha nuk merr pjesë fizikisht në asnjë mbledhje që prej izolimit të tij në arrest shtëpi, për çështjen “Partizani”.
Kryetari i PD-së, ia ka dorëzuar vulën Flamur Nokës, që me firmën e tij po i drejton punët e partisë, që së fundmi duket se po i ndezë motorët për fushatën e pranverës.
Por para se të dalë në terren, Flamur Noka kërkon që të afrojë në PD-së ata që shkuan tek Basha, kur ai mbante logon dhe vulën e PD.
Në një udhëzim të numrit 2 të PD-së, demokratët që shkuan me Bashën, cilësohen struktura paralele dhe u kërkon drejtuesve të degëve, që të krijojnë kushtet që ata të ribashkohen. Ata që kanë qenë në organet vendimmarrëse të degëve, të rifuten sërish si të tillë.
“Anëtarët e kryesisë të ish-strukturës paralele do të kooptohen në degën përkatëse përsëri si anëtarë Kryesie, drejtuesit e grup-seksioneve dhe seksioneve do të inkorporohen sipas rastit në Kryesinë e Grupseksioneve dhe Seksioneve”.
Detyrën për ta bërë bashkimin e kanë kryetarët e degëve, sipas këtij udhëizmi, dhe Drejtuesve Politikë demokrat.
Javët do të tregojnë se sa sukes do të arrijë ky udhëzim, ndërsa Lulzim Basha edhe vetëm vetëm një deputet, vijon të mbaj zyrat dhe të flas për përfshirjë në zgjedhjet e 2025, si i ndarë nga Berisha.
Apo njëkohësisht Enkelejt Alibaj më një grup që para qershorit mbështeste Bashën, tashmë po përpiqet të krijojë një forcë të re politike, duke mbledhur zërat anti-Berisha./abcnews.al