Berisha “kthen” Albturizmin/ Kreu i PD: Autobusë falas për turistët. Shteti do paguajë kamarierët

Më të fundit


Aeroporti i Vlorës hapet pas pak ditësh, por për Sali Berishën nuk është vonë që t’i ndryshohet vendi.

“Aeroporti e goditi habitatin mijëravjeçar dhe smund të ndërtosh kurrë aty. Është habitat. Kanë nisur refuzimet që tani. Ne kishim zgjedhur një zonë mes Vlorës e Fierit, tokë e kripur. I shërbente edhe Beratit. Të pretendosh të ndërtosh aeroport në qytet me 80 mijë banorë dhe gjithsej 20 mijë shtretër, është çmenduri.”

Aeroporti i Vlorës është i lidhur në mënyrë strategjike edhe me megaprojektin turistik të ishullit të Sazanit dhe të Zvërnecit, i mbështetur nga dhëndri i Presidentit Trump. Sali Berisha akuzon për vjedhje të bregdetit nga qeveritarët, nga Palasa në Sarandë, por për Sazanin nuk thotë asnjë fjalë. Jo thjesht ër shkak të Trump, por sepse sipas tij turistët nuk kanë nevojë për aeroplan, po për autobus. Si në kohën e dikurshme të albturizmit, ai mendon se autobusët për turistët e huaj, duhet të jenë shtetërore

“Ky s’duhet të jetë transport privat, por publik. Vjen tjetri në Dhërmi, ska autobus për në Himarë. Gozhdohet aty ku është. Heq të zitë e ullirit ai nga Muriqani në Tiranë, për në jug, për shkak të rrugëve të papërshtatshme.”

Nostalgjia për Albturizmin e dikurshëm iu shfaq edhe te trajtimi që ai mendon se shteti duhet t’u bëjë punonjësve të turizmit.

“Shteti do të paguajë pagat e punonjësve të hoteleri turizmit gjithë vitin, per kohen kur sjanë në sezon. Mos quhen pa punë. Se mbarojnë sezonin dhe nuk kanë më lekë.”

Lideri i opozitës po tregon në këtë fushatë se problemin me shifrat nuk e ka patur vetëm Lulzim Basha. Si duket është një problem i selisë blu, sesi i lexon ato. Si për shembull shifrat e turistëve të huaj

“Po, sot kemi fluks turistik, në 2005 kishte 4.7 milion turistë, sot kemi 10 milion, por vetëm këta nuk i ndajnë turistët nga vizitorët. Ne qeverine tone eshte 13 fishuar numri i turisteve, tani eshte dyfishuar, mos eshte trefishuar.”

Megjithatë kur vjen puna te turizmi, e ka një kompliment për aeroportin e Rinasit.

“Ky sektor ka zhvillim që s’mund të mohohet. Këto linjat ajrore kanë bërë aeroportin e Tiranës të preferuar. Zhvillim pozitiv në këtë kontekst.”



Skip to toolbar