Berisha merr kot: Unë dashnor i SPAK/ Protestat mbrojtën Ramën?! Kreu i PD: Penguam lalin ta rrëzonte

Më të fundit


Më shumë se i gëzuar për arrestimin e Veliajt, Sali Berisha mendon se Edi Rama është i mërzitur për kreun e ri të tij të fushatës.

“Unë e pashë sot Edi Ramën siç e patë ju, kur i erdhi në gojë fjala e konsulentit, që këtë e quante punëtor i Trump, shkallmoi dhe e humbi dhe iu kthye me grushta tavolinës. E vetmja gjë që thashë në atë moment, shyqyr Zotit nuk ka ra ndonjë grua aty që të hajë grushtat e tij”.

Por arrestimi i Veliajt e ka bërë edhe atë një tifoz. Në mos të Dumanit, së paku të SPAK.

“Nuk kishte hallin e Erion Veliajt, kishte hallin e tij. Sepse ky prokuror që guxoi të kërkojë arrestimin e Erion Veliajt dhe ky gjykatës që vendosi për arrestimin e tij, këta litarin në shtëpinë e të varurit ia çuan në Surrel”.

Sipas Berishës, tashmë që SPAK goditi majtas, jo të gjithë prokurorët e SPAK janë anëtarë të organizatës kriminale. Lavdëron Osli Dadon që firmosi mandatin e arrestit për Veliajn, por nuk ndryshon mendim për kreun e SPAK, Altin Dumanin.

 “Unë kam folur me fakte. Kur them spak është organizatë kriminale, unë nuk nënkuptoj cdo anëtar të SPAK, por ata të cilët flenë mbi krimin, ata që janë marrë peng. Erjon Veliaj arrestohet, ka fshehur pasurinë, ka dhënë leje ndërtimi, këtyre që i kanë bërë favore. Pse duhet ta marr unë Altin Dumanin me Olsi Dadon, jo nuk e marr të barabartë sepse ky firmosi dhe ky tjetri firmosi për Ahmetajn dhe nuk e thirri njëherë të vetme Veliaj për inceneratorin. Meritat e njërit tja kalojmë tjetrit jo. S’mund të krahasoj atë që bën punën me atë që mbulon krimin”.

Sipas Berishës, këtë herë prokurorët e SPAK nuk u komanduan nga Rama.

“Rama e futi në frigorifer që për vitin e ri. E donte të hequr qafe.  A është e përshtshme për fushatë? Jo por, nuk është problem këtu ai nuk donte t’ja linte partinë pas zgjedhjeve Veliajt. Pra unë nuk mund të them në këtë rast se është Edi Rama që komandoi prokurorët. Jo, Rama ishte përpara”.

Berisha megjithatë mendon që merita kryesore e arrestimit të Veliajt, nuk është SPAK por protestat e Adriana Kalasë dhe djalit të Fahri Balliut. Në një lapsus, apo jo ama, ai pranon se pikërisht këto protesta para bashkisë, mbajtën Ramën kryeministër.

“Pa ato 44 protesta para bashkisë Erjon Veliaj do ishte duke marshuar drejt postit të kryetarit të PS”./abcnews.al



Skip to toolbar