Berisha non grata nga SHBA, Minxhozi: U godit më i forti

Më të fundit


Analisti Skënder Mixhozi teksa komentoi vendimin e DASH për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, theksoi se jemi përballë një precedenti.

I ftuar në “Real Story” Minxhozi tha se nuk dihet nëse bëhet fjalë për një episod apo një proces. Sipas tij, nëse bëhet fjalë për një proces, meqë u ‘godit’ më i forti siç ishte Berisha, nëse vijohet me të tjerët, do të shkohet shumë larg.


“Është rënë dakord që fjala tranzicion është fjalë e paqëndrueshme. Nëse do i bënim një rankim kësaj periudhe, ka dy parametra, të figurës nga pikëpamja e peshës. Në çdo lloj rankimi Berisha do të ishte i pari. Ai person ka pasur jo vetëm shumë mandate, pushtet, por dhe e ka ushtruar atë. E ka ushtruar dhe në mënyrë të rëndë, që ka lënë edhe shenjë. Po sikur ky të jetë një proces dhe jo një episod, atëherë kush ka të drejtë? Kur ti ke goditur më të fuqishmin, i ke hapur apriori rrugën vetes, e ke ngritur shumë lartë stekën. Raknimi i tranzcionit fillon nga kjo figurë, të tjerët janë derivat. Ne ndodhemi përballë një precedenti, që nëse vijon me të tjerë, shkon shumë larg. I ka të gjitha palët në lojë.”, tha Minxhozi.

Lubonja: S’kam këtë lexim se amerikanët do të na bëjnë drejtësi këtu. Nëse do jemi shteti i 51 i Amerikës, atëherë dakord jam. Këto janë retorika, pasi pas tyre ka interesa. Ky është një rast shumë i keq, pasi kur bën ti drejtësi, ndërhyn pasi është shkaktuar dëmi. Njëlloj si viktimat e Pinochetit. Mos prisni nga Amerika, pasi kur bënë këtë veprim nuk ashtë se është prezente siç duam ne të besojmë.




Skip to toolbar