Berisha shkeli sërish arrestin, Meçe: SPAK iu përgjigj sfidës më sfidë!

Më të fundit


Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkoi leje për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Rrëzimi i lejes është “shuplaka” e radhës nga drejtësia për Sali Berishën, i cili rrezikon edhe mandatin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Analisti Arben Meçe në emisionin “Real Story” në ABC News, foli edhe për thyerjen e vendimit nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke sfiduar vendimet e drejtësisë.


Meçe u shpreh se vendimi i fundit i SPAK ishte një përgjigje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha i cili shkeli sërish arrestin, ndërsa priti Çun Lajçin në banesën e tij.

“Masa më e madhe e sigurisë për të është arresti i shtëpisë, SPAK sfidës iu përgjigj me sfidë. Pra përse duhet të hapësh një konflikt me Berishën në këtë moment, kur ke edhe gurin edhe arrën në dorë, Pra paraqit provën dhe gjykata vazhdon ta mbajë në arrest.

Ish-kryeministri ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej fundvitit të kaluar. Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.




Skip to toolbar