“Berisha ka qeverisur me fisin, shqiptarët s’kanë pasur drejtësi”/ Çupi: SPAK po përballet drejtpërdrejt me krimin

Më të fundit


Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se SPAK ka kthyer besimin tek qytetarët.

Gjatë kësaj interviste ai shtoi se SPAK tashmë po përballet drejtpërdrejt me krimin, dhe se roli i hetimit në Shqipëri është shumë më i madh se ai i gjykimit.


“Ka shumë vite që shqiptarët nuk kanë pasur drejtësi dhe fjala republikë përdorej kot. Berisha ka qeverisur me fisin, me fërshëllima. Pra ligji nuk ka ekzistuar. Realisht kur nuk ka drejtësi shteti nuk është funksional, individi ka nevojë për garanci, në shtëpi, në punë, në gjykatë. Këtë nuk e kishte, dhe tani e shohim të gjithë se si ka shpërthyer entuziazmi për SPAK.

Por çfarë ndodh tani që ka këtë vlerë të madhe SPAK?

SPAK ka një strukturë që përballet drejtpërdrejt me krimin. Kam dëgjuar që thonë gjykata e krimeve të rënda e SPAK, jemi në një periudhë shumë të fortë hetimi. Pra roli i hetimit në Shqipëri është shumë më i madh se i gjykimit. Pra edhe bandat edhe liderët janë në ngrirje. SPAK po i heton, po i lë si peshqit në frigorifer”, tha ai.




Skip to toolbar