Beteja për deputetët! Alibeaj mbledh 28, por Mziu dhe Alizoti shkojnë me Berishën

Më të fundit


Sesioni i ri parlamentar i gjen demokratët të ndarë. Sali Berisha ia doli të merrte partinë, por dështoi të bashkonte organin më të rëndësishëm të saj, grupin parlamentar, zemra e aksionit ligjor dhe institucional të partisë.

Në prag të sesionit të ri vjeshtor që nis me 5 shtator, dy grupimet brenda Partisë Demokratike  janë të shqetësuara për peshën e drejtimit të aksionit në Parlament. Në një darkë informale të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës grupimi që  nuk mbështet linjën e Sali Berishës konfirmuan Enkelejd Alibeajn si kryetar të grupit Kuvendor.


Konfirmimi i Alibeajt u pagëzua dhe me një vendim kundër grupimit Berisha duke duke larguar deputeten  Sorina Koti  nga pozicioni i nënkryetares në  Komisonin e Ekonomisë  për qëndrimet e saj pro foltores.

Por, Enkelejd Alibeaj  edhe  pse ka “bekimin” e kolegëve demokratë sërish nuk e gëzon  shumicën e grupit, pasi vetëm 20 deputetë shkuan në takimin e thirrur, ndërsa 8  prej tyre  mësohet se  i kanë dhënë mbështetje  vetëm  virtuale kryetarit të grupit Kuvendor.

Mes tyre edhe Lulzim Basha i cili prej dorëheqjes nga posti i kryetarit  nuk  ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të thirrur nga Alibeaj dhe mbështetësit e tij. Por, mbrëmë demokratët hodhën  hapin e parë të afrimit me ish kryetarin duke e ftuar fillimisht të afrohet me pjesën tjetër të  grupit për të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet e tij. Mesa duket furtuna e paralajmëruar  nga kampi  opozitar në vjeshtë dhe zhvillimet e reja të pritshme po nisin nga vetë opozita.

Sali  Berisha  ka caktuar  kryetar grupit Luçiano Boçin në vend të Enkelejd Alibeajt  dhe për këtë vendim pritet që të njoftojë shkresërisht edhe Kuvendin. As Berisha  nuk e gëzon shumicën e grupit, por sot ai ka marr dy deputetë në grupin e tij. Njëri deri dje i lëkundur si Tomor Alizoti të cilin e caktoi drejtues politik në Berat, dhe tjetri  deputet mbështetës i Bashës, Xhalal Mziu që vendosi të joshë më drejtimin politik te Dibrës.




Skip to toolbar